Vendimi për imunitetin e Ballukut nuk frenon procesin e anëtarësimit në BE

Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama u shpreh se vendimi I djeshëm i Kuvendit për imunitetin e Ballukut nuk frenon procesin e anëtarësimit në BE.
“Kërkesa e SPAK nuk i përmbushte kushtet për u marrë në konsideratë, ndërkohë që përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo ti dhënë refuzimit përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do pengojë zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi apo do pengojë aktivitetin e pavarur të drejtësisë, është përpjekje e shëmtuar, madje në dëshpërimin e vet ka të gjithë ato ingredientë që ka në të përditshmen tonë përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet dhe që hapat e shpejtë me të cilat ne po ecim në procesin e negociatave të frenohen.
Dua ti siguroj të gjithë nuk ka asnjë frenim në rrugën tonë të pandalshme drejt anëtarësimit në BE. Nuk ka asnjë diskutim lidhur me vullnetin tonë për të vazhduar në rrugën që ne kemi hapur në pavarësinë e drejtësisë dhe në luftën reale kundër korrupsionit, ashtu siç nuk ka asnjë dyshim që në këtë rast nuk jemi përballë një çështjeje korrupsioni. Vetëm prokuroria nuk ka ngritur një akuzë për korrupsion, jemi përballë një çështje në hetim e cila mund të hetohet lirisht pa më të voglën pengesë. Unë e inkurajoj prokurorinë të ndjekë dhe të hetojë të gjitha pistat ku mund të mendohet se mund të shfaqet gjatë rrugës ferra e korrupsionit”, u shpreh kryeministri Rama.
Çmimet e pronave në Durrës pritet të rriten deri 10%/ Zonat bregdetare si Currila dhe Vollga do të udhëheqin rritjen
Sipas studimeve të Investropa çmimet e pronave në Durrës pritet të rriten nga 6% deri në 10% gjatë vitit 2026, duke shënuar një ritëm më të moderuar......
Vetëm 5% e grave në botë jetojnë në ekonomi me barazi të plotë ligjore/ WB: Shqipëria ka bërë përparim por sfidat në zbatimin e ligjeve mbeten
Në mbarë botën, barazia ekonomike mes grave dhe burrave mbetet ende një objektiv i parealizuar. Sipas raportit World Bank, sot më pak se 5 % e grave jetojnë......
Vetëm 3% e bizneseve të vogla eksportojnë/ Ndërmarrjet shqiptare mbeten kryesisht të orientuara nga tregu i brendshëm
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vijojnë të mbajnë peshën kryesore të ekonomisë shqiptare. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në......
Sa fiton shteti nga akciza e naftës? - 296 milionë euro vetëm në 2025-ën, rritja e çmimit shton të ardhurat
Sasia e zhdoganuar e karburantit është rritur ndjeshëm nga viti në vit. Ngarkesa fiskale për një litër naftë të shitur, është e konsiderueshme ku pjesën më......
Kumbaro: Njihen diplomat për ushtrimin e profesionit të fizioterapistit
Nga Universiteti i Sporteve, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi se studentët e diplomuar për fizioterapi në Fakultetin e Shkencave të Rehabilitimit......
Ndërtimi i rrugëve lidhëse/ ARRSH: Sërish shpërthime sot pranë daljes të tunelit të Llogorasë
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të vijimit të punimeve për ndërtimin e segmentit të rrugëve lidhëse të tunelit të Llogorasë, sot në orën......
2.962 shtetas shqiptarë, rezidentë në Lindjen e Mesme - Ministri Ferit Hoxha: Siguria e tyre, prioritet madhor i Qeverisë Shqiptare
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, raportoi në Komisionin parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi masat e marra nga autoritetet shqiptare për mbrojtjen......
Energjia e rinovueshme, si renditet Shqipëria? EUROSTAT: Vijojmë të qëndrojmë mbi mesataren europiane
Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shqipëria mbetet mes vendeve me peshën më të lartë të energjisë së rinovueshme në Europë. Në vitin 2024, rreth 43.1% e......


