Vendimi i Qeverisë: Rregulla shtesë për kreditë e pakthyera me garanci shtetërore

Qeveria ka miratuar rregullat se si do të veprohet me kreditë që janë marrë me garanci shtetërore dhe që nuk janë shlyer. Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave përcakton hapat që do të ndiqen për rikuperimin e këtyre borxheve dhe për trajtimin e pasurive të huamarrësve që kanë mbetur pa u paguar. Sipas vendimit të Qeverisë, procesi do të ndiqet nga Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera. Procedurat nisin në momentin kur dikasteri i financave jep garancinë shtetërore në vend të huamarrësit ndaj bankës ose kur konstatohet se ekziston një detyrim i pashlyer ndaj shtetit.
Pas kësaj, Agjencia i dërgon huamarrësit një njoftim për shlyerjen e borxhit dhe verifikon gjendjen e tij financiare. Në këtë fazë kontrollohen të ardhurat dhe mundësia reale e pagesës së detyrimit.
Në rast se rezulton se debitori ka mundësi pagese, Agjencia mund të kërkojë bllokimin e llogarive bankare dhe sekuestrimin e shumave për të rikuperuar detyrimin që është paguar nga shteti.
Në rastet kur borxhi nuk shlyhet, procedura kalon në gjykatë dhe më pas ndiqet me përmbarim deri në shlyerjen përfundimtare të detyrimit ndaj Ministrisë së Financave. Të gjitha paratë që rikuperohen kalojnë direkt në llogarinë e thesarit të shtetit.
Vendimi përcakton gjithashtu mënyrën si do të menaxhohen garancitë sovrane. Bankat e nivelit të dytë duhet të raportojnë çdo muaj për gjendjen e tyre, ndërsa Agjencia verifikon çdo kërkesë për pagesë përpara se ajo të miratohet nga Ministria e Financave.
Në rast se huamarrësit vazhdojnë të mos paguajnë detyrimet, pasuritë e lëna si garanci, por edhe pasuri të tjera të debitorëve, mund të kalojnë në pronësi të Agjencisë nëpërmjet procedurave përmbarimore.
Këto pasuri më pas administrohen nga Agjencia dhe mund të shiten përmes ankandit publik sipas rregullave për shitjen e pronës shtetërore. Paratë e mbledhura nga shitja e tyre derdhen në buxhetin e shtetit për të mbuluar borxhin.
Vendimi shfuqizon edhe një vendim të vitit 2009 që rregullonte trajtimin e kredive të transferuara nga bankat e nivelit të dytë me kapital tërësisht shtetëror te Agjencia e Trajtimit të Kredive.
Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Financave dhe Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera, ndërsa ai hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Albin Kurti: Dekreti i Osmanit, antikushtetues. Kuvendi shpërndahet pas raundit të tretë për Presidentin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë shtypi deklaroi se është informuar përmes mediave për dekretin lidhur me shpërbërjen e Kuvendit të......
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi!
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u zhvillua sot ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës nga Zv.Kryeministrja dhe ish-Ministrja e Punëve të Brendshme,......
“I qartë për objektivat e Ministrisë së Infrastrukturës” - Karakaçi: Do ja dalim që të çojmë përpara sfidat dhe të arrijmë atë që qytetarët kërkojnë
Enea Karakaçi ka marrë zyrtarisht detyrën si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjatë prezantimit nga paraardhësja e tij në atë pozicion, Belinda......
Balluku: Unë besoj te drejtësia për çështjen time - “Nuk e kam penguar dhe as nuk do e pengoj. Të zgjidhet siç e parashikon Kushtetuta”
Gjatë kalimit të detyrës te Ministri i Ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur edhe mbi procesin hetimor të nisur ndaj saj. Ajo mohoi......
Qeveria miraton procedurat për kthimin e garancive shtetërore dhe menaxhimin e kredive të pakthyera
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e procedurës së detajuar për kthimin e garancive, huave dhe nënhuave, si dhe për procedurat e......
Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe......
Rama mbledh qeverinë pas betimit të ministrave të rinj
Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e kabinetit qeveritar, ku kanë marë pjesë edhe ministrat e rinj pas betimit para Presidentit Bajram Begaj në një......
Balluku i kalon stafetën Ministrit të ri të Infrastrukturës: “Mënyra e tij e të çuarit përpara e të gjithë politikave, sukses i garantuar”
Pas betimit në Presidencë, Ministri i Ri i Infrastruktururës dhe Energjisë, Enea Karakaçi është prezantuar nga paraardhësja e tij, Belinda Balluku. Gjatë......


