Shqipëria Postuar më 20 Mars 2025, 22:51

Vendimi i Qeverisë, central fotovoltaik në Aeroportin e Kukësit

Nga SCAN TV

Vendimi i Qeverisë, central fotovoltaik në Aeroportin e Kukësit

Në mbledhjen e kësaj të enjtje Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik për vetëprodhim të energjide elektrike në territorin e Aeroportit të Kukësit. Impianti me kapacitet 12 megavat do të ndërtohet nga shoqëria "Global Technical Mechanics" sh.p.k., e cila ka ndërtuar dhe aeroportin e Kukësit. 

Kompania ka 36 muaj afat për ndërtimin dhe vënien në punë të centralit që do të funksionojë deri në përfundim të afatit të kontratës koncesionare të Aeroportit të Kukësit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, do të ushtrojnë mbikëqyrje të rregullt për të siguruar përputhjen e punimeve dhe operimit me standardet e parashikuara. Shoqëria investuese do të duhet të raportojë periodikisht mbi progresin dhe të respektojë kushtet e vendosura në licencat dhe autorizimet mjedisore. Gjithashtu, kompania do të japë 2% të prodhimit vjetor të energjisë falas për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ose ta konvertojë atë në vlerë monetare për buxhetin e shtetit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat