Shqipëria Postuar më 1 Prill 2026, 20:09

Vendimi i Qeverisë, buxheti do subvencionojë me 210 milionë lekë ndërmarrjet sociale

Nga SCAN TV

Vendimi i Qeverisë, buxheti do subvencionojë me 210 milionë

Qeveria ka vendosur të mbështesë ndërmarrjet sociale me 210 milionë lekë për periudhën 2026-2028. Sipas vendimit të qeverisë format e mbështetjes së ndërmarrjeve sociale nëpërmjet subvencionit janë:

a) mbështetja e hapjeve të vendeve të reja të punës në pagesën e pagës minimale të punonjësve të ndërmarrjeve sociale, që i përkasin grupeve të pafavorizuara;

b) mbështetja në pagesën e sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve të ndërmarrjeve sociale, që i përkasin grupeve të pafavorizuara.

dërmarrjet sociale, që përfitojnë subvencione për krijimin e vendeve të reja të punës, duhet të kenë:

a) një projektpropozim 3-vjeçar;

b) dokument që vërteton rritjen e numrit të të punësuarve, me përfaqësues nga grupet e pafavorizuara, të evidentuar në programet e mbrojtjes sociale dhe të punësimit, sipas legjislacionit në fuqi.

Sipas vendimit të qeverisë çdo ndërmarrje sociale do të mund të përfitojë deri në 14 milionë lekë mbëshntetje në një periudhë prej tre vjetësh.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat