Vendimi i Komunitetit të Energjisë, reagon MIE - Ministria: Nuk ka asnjë masë ndëshkuese, dezinformim i qëllimshëm

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, sa i takon mospërmbushjes së detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
Përmes një deklarate për shtyp ky dikaster sqaroi se nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk është marrë asnjë vendim i BE-së (organeve të saj) ndaj Shqipërisë, sikurse është paraqitur në disa media.
“Çdo pretendim në këtë drejtim është një sajim i pastër mediatik. Diskutimet e zhvilluara së fundmi kanë qenë vetëm në nivelin e Sekretariatit të Energjisë, një strukturë teknike e krijuar posaçërisht për të asistuar vendet jo-anëtare dhe nxitur zhvillimin e sektorit energjetik në linjë me standardet e vendeve te BE. Gjatë mbledhjes së Sekretariatit të Energjisë të mbajtur javën e kaluar, janë identifikuar masa të përgjithshme që duhet të përmbushen nga të gjitha vendet anëtare (të këtij Traktati) deri në korrik 2026. Në rastin e Shqipërisë, kërkesa konsiston në përafrimin e ligjit për sektorin e energjisë me Rregulloret e BE-se, një proces normal dhe i planifikuar, për të cilin projektligji dhe aktet e tjera janë përfunduar, publikuar për konsultim publik dhe disa të miratuara. Paraqitja e kësaj procedure si “ndëshkim” apo “përjashtim” është manipulim i hapur i fakteve dhe sulm i pastër, i qëllimshëm, dhe i koordinuar ndaj sektorit energjitik shqiptar”, - thuhet në deklaratën e ministrisë, duke shtuar se në asnjë raport zyrtar të Komunitetit të Energjisë nuk përmenden ndëshkime apo shkaqe për mospërmbushje detyrimesh për TEC-in e Roskovecit, termocentralet lundruese, rrjetin e interkonjeksioni apo të tjera.
Po ashtu, sipas Ministrisë së Infrastrukutrës dhe Energjisë, përfshirja e tyre në këto lajme përbën një manipulim të qëllimshëm, i cili nuk ka asnjë bazë faktike dhe synon vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në fushën energjetike dhe në procesin e integrimit europian, duke realizuar qartazi planin dashakeqës të faktorëve të ndryshëm që janë aktive në këto momente.
Referuar vendimit të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, Shqipëria duhet menjëherë të marrë masa për të korrigjuar shkeljet deri më 1 korrik 2026, pasi në të kundërt rrezikon masa, sipas Traktatit.
Mbështetje për gratë kryefamiljare dhe familjet me asistencë në qarkun e Elbasanit
Fëmijët nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe nëna kryefamiljare në qarkun e Elbasanit së bashku festat e fundvitit. Aktiviteti, i organizuar......
“Paqja Fiskale nuk cënon qëndrueshmërinë fiskale”/ Ministrja Ibrahimaj: Po ecim në përputhje me direktivat e BE
“Paqja Fiskale nuk cënon qëndrueshmërinë fiskale”. Kështu u shpreh ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, duke iu përgjigjur raportit të......
Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë/ Marrëveshjet e financimit për projektin 120.5 mln euro publikohen në Fletoren Zyrtare
Marrëveshjet e financimit për rehabilitimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë janë publikuar në Fletoren Zyrtare, duke shënuar një hap......
“Kthen godinat e amortizuara në qendra funksionale”/ Kryeministri Rama inspekton "Kengo Art Park” në Petrelë
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e "Kengo Art Park", një projekt që po ndërtohet në mes të natyrës së Petrelës në 32 mijë metra katrorë......
SHBA sanksionon ish-komisionerin e BE/ I ndalon hyrjen në vend Thierry Breton. Reagon Franca
Qeveria franceze dënoi ndalimin e hyrjes në SHBA të vendosur nga administrata Trump, ndaj Thierry Breton, ish-komisioner i Bashkimit Evropian, i cili ndihmoi......
400 milionë euro shtesë në buxhet - 11-mujori/Çfarë ndikoi në rritjen e të ardhurave?
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 687.7 miliardë lekë në 11 muajt e vitit, duke siguruar një rritje të të ardhurave prej 39.7 miliardë lekë apo afro 400 milionë......
Sa orë në ditë kalojnë shqiptarët në internet? Balkan Barometer: Përdorimi në Shqipëri, i moderuar. 7% e popullsisë, mbi 6 orë online
Qëndrimi në internet është bërë një nga gjërat më të nevojshme për qytetarët, sidomos për çështje pune apo lehtësirat e përditshme të teknologjisë. Balkan......
Ekonomia zgjerohet me 3.75% në tremujorin e tretë/ Administrata, turizmi dhe “real estate” me rritje. Bujqësia dhe industria vijojnë tkurrjen
Ekonomia në vendin tonë përgjatë dy tremujorëve të parë të vitit pati një performancë pozitive që u stimulua nga rritja e të ardhurave në sektorët kryesorë......


