Shqipëria Postuar më 30 Dhjetor 2025, 22:21

Vendimet e Qeverisë: Shpërblime për personat në nevojë, pensione speciale për artistë e sportistë

Nga SCAN TV

Vendimet e Qeverisë: Shpërblime për personat në nevojë,

Në mbledhjen e fundit për këtë vit, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë në masën 15 mijë lekë (të reja) me rastin e festave të fundvitit familjet dhe individët që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, të verbërit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, si dhe ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar.

Në një njoftim të shpërndarë nga Agjencia për Media dhe Informim jepen detajet e mëposhtme sipas kategorive:

Këshilli i Ministrave vendosi:

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 800 (tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 000 (një mijë) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 600 (gjashtëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension invaliditeti, të caktuar sipas                 ligjit

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 700 (shtatëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension familjar, të caktuar sipas ligjit

•Përfitojnë mbështetje financiare për vitin 2025, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, kategoritë e mëposhtme:

a)  Familjet dhe individët, që trajtohen me ndihmë ekonomike

b)  Fëmijët pa kujdes prindëror, të vendosur në familje kujdestare;

c)  Personat me aftësi të kufizuara

ç) Individët përfitues të statusit

 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”,

d)  Individët përfitues të statusit “Për statusin e të verbrit”

dh) Ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar

Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të

Agim Nuri Bajko

Agustin Pjetër Kola

Aishe Daut Stari

Edera Kabil Alibegaj

Kostandin Aleko Kamberi

Kostandin Llazar Shkurti

Kujtim Rexhep Vorpsi

Leonard Sifi Toska

Nikolin Luigj Gurakuqi

Rapo Selman Tao

Shegushe Hysni Bebeti

Vasillaq Thoma Ruci

Virxhil Athanas Karaja

Me një tjetër vendim të posacëm Qeveria ka bërë të mundur të garantojë policë sigurimi për 4595 punonjës të sistemit të burgjeve për tre vite. Kjo mbështetje garanton mbrojtje shëndetësore dhe financiare për punonjësit dhe familjet e tyre.

Shqipëria 30 Dhjetor

Rama: Shqipëria, lider në administrimin publik

Në vijim të fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, Kryeministri edi Rama u shpreh: “Sipas vlerësimit të Sigmës, i cili është institucioni që......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat