Vendimet e legalizimit tashmë online në e-Albania - ASHK: Procedurë e shpejtë drejt titullit të pronësisë

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton se vendimet për legalizimin e ndërtimeve informale do t’u dërgohen qytetarëve drejtpërdrejt në profilin e tyre në platformën e-Albania.
Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët nuk do të kenë më nevojë të paraqiten fizikisht pranë zyrave të Kadastrës apo të presin dërgimin e dokumenteve me postë. Vendimi i legalizimit do të mbërrijë menjëherë në telefonin apo kompjuterin e tyre, përmes profilit në e-Albania, duke garantuar akses të shpejtë dhe në kohë reale dhe duke e bërë shërbimin më praktik.
Një tjetër përfitim i rëndësishëm është shkurtimi i kohës për pajisjen me titullin e pronësisë. Kështu procedurat administrative përshpejtohen ndjeshëm, shmanget radha në sportele, eliminohen vonesat që mund të shkaktohen nga dërgesat postare. Sipas ASHK-së, ky shërbim u jep qytetarëve mundësinë të përfundojnë më shpejt procesin e legalizimit dhe të vijojnë me hapat e tjerë ligjorë që lidhen me pronën e tyre.
Gjithashtu, Agjencia Shtetërore e Kadastrës thekson se ky proces ofron siguri maksimale në dorëzimin e dokumentit, pasi shpërndahet në mënyrë elektronike, përmes një sistemi të certifikuar dhe të mbrojtur. Në këtë mënyrë, dokumenti është i aksesueshëm vetëm nga përfituesi, duke rritur transparencën dhe besueshmërinë e shërbimit.
Digjitalizimi i shërbimeve të Kadastrës konsiderohet pjesë e reformës për modernizimin e administratës publike, me synimin për të ofruar akses më të shpejtë dhe më efikas në dokumentet e pronësisë.
SHBA forcon lidhjet me Azerbajxhanin dhe Armeninë - Synimi, korridori i tranzitit “Rruga Trump për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar”
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, nënshkroi një partneritet strategjik me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në Baku gjatë një vizite historike......
Zero hua për çelje biznesi në 2025/ Bizneset mbështeten te overdrafti, 42% e kredisë shkon për likuiditet
Në vitin 2025, kreditimi për bizneset në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në 296.2 miliardë lekë, nga 268.9 miliardë lekë një vit më......
IA rrëmben investitorët, shitja e obligacioneve 20 mld USD - Alphabet financon shpenzimet në inteligjencën artificiale
Kompania mëmë e Google- Alphabet, bëri me dije për publikun e gjerë se ka shitur obligacione me vlerë 20 miliardë dollarë në një ofertë me shtatë pjesë, duke......
“Të ulen urgjentisht çmimet e energjisë” - Apeli i kancelarit austriak për Komisionin Europian
“Udhëheqësit e BE-së duhet të përqendrohen urgjentisht në uljen e çmimeve të energjisë që po e dobësojnë industrinë”, tha kancelari i Austrisë përpara një......
Administrata Trump “godet” zbulimin shkencor - Ligji mbrojtës i mjeteve nga gazet serrë do të shfuqizohet pjesërisht
Agjencia Amerikane për mbrojtjen e mjedisit e njohur si EPA bëri me dije se administrata Trump ka vendosur të përmbysë një zbulim shkencor të kryer në epokën......
Parlamenti Europian mbështet euron digjitale - Përputhet me Këshillin për përdorim online dhe offline
Parlamenti Europian i dha mbështetjen e parë të madhe euros digjitale, duke qenë në linjë me qëndrimin negociues të Këshillit Europian për një monedhë......
Industria gjermane e automobilave, në krizë - Ndërsa investimet dhe vendet e punës lëvizin jashtë vendit
Pozicioni i Gjermanisë si një qendër industriale automobilistike rrezikon të dobësohet ndërsa investimet dhe vendet e punës largohen jashtë vendit,......
Rreth 57% e të burgosurve nuk janë fajtorë ende/ Statistikat mbi popullsinë e burgjeve, shqiptarët kalojnë vite në pritje të një gjykimi
Në Shqipëri, burgu nuk funksionon më vetëm si vend ku vuhet një dënim i dhënë nga gjykata. Të dhënat zyrtare dhe gjetjet e "Scan Intel" për sistemin......


