Shqipëria Postuar më 28 Korrik 2025, 09:59

Vatra aktive zjarri në Sasaj të Himarës/ Balluku: Jemi në gatishmëri. Bashkëpunim mes OSHEE dhe Bordit të Kullimit

Nga Diamila Leka

Vatra aktive zjarri në Sasaj të Himarës/ Balluku: Jemi në

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga fshati Sasaj në Himarë, tha se në zonë vijojnë vatrat aktive, ndërsa era favorizon përhapjen e flakëve.

“Ka pasur gjatë gjithë ditës këtu, dy vatra aktive, por tashmë, edhe për shkak të erërave të forta, zjarri po zbret në zonat e banuara. Këtu janë rreth 30 banorë që jetojnë në zonë, ndërkohë që banesa janë shumë më shumë. Megjithatë këtu janë të gjitha forcat e dislokuara. Përsa i përket emergjencave civile edhe të gjithë pajisjeve që ka bashkia e Himarës. Kemi kërkuar forca të tjera që të vijnë në ndihmë. Duhet e gjithë zona përreth dhe afër të jetë e hidratuar dhe e lagur. Ka vatra aktive, që do mundohemi t’i kalojmë. Jemi duke akumuluar dhe duke sjellë të gjitha forcat që të bëhen bashkë,"- u shpreh zëvendëskryeministrja

Balluku u shpreh se të gjitha strukturat janë në gatishmëri. Ndër të tjera, po vihen në zbatim bashkëpunimi mes bordit të Kullimit dhe OSHEE.

“Kemi kërkuar ndihmën e bordit të kullimit dhe OSHEE, për të vendosur pompa me zhytje në nëj kanal që ndodhet këtu në Luginëne e Sasaj, dhe dërgon deri në Bunec. Jemi duke akumuluar dhe duek sjellë të gjitha forcfat që të bëhen bashkë. Tashme dhe me ndihmën e bordit të kullimit edhe pompat me zhytje. Këtu ka ardhur ushtria, janë forcat zjarrfikëse, Policia e Shtetit, të gjithë jemi në këmbë,”- deklaroi Balluku.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat