Shqipëria Postuar më 10 Dhjetor 2025, 11:32

Vaji i ullirit, fermerët rrisin cilësinë - Rrapaj: Kultivarët autoktonë prodhim të dobët

Nga Elisabeta Dosku

Vaji i ullirit, fermerët rrisin cilësinë - Rrapaj:
Disa nga kultivarët autoktonë të ullirit nuk kanë pasur një sezon të mirë prodhimi këtë vit dhe faktori kryesor që ka ndikuar është thatësira.

Në një intervistë për SCAN TV, Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, thekson se pavarësisht kësaj, fermerët por orientohen çdo ditë e më shumë drejt prodhimit të vajit cilësor të ullirit, duke kompensuar kështu disi rënien e prodhimit.

“Sivjet sezoni i prodhimit të ullirit nuk është një sezon i prodhimit të bollshëm, është sezon qe ka kultivarë të ndryshëm që kanë prodhim, por kultivarët autoktonë, siç është ulliri kalinjot dhe ulliri i bardhë i Tiranës apo Mixani i Elbasanit, këta kultivarë nuk kanë dhënë prodhimin e pritshëm për arsye të thatësirës dhe njëkohësisht edhe të mizës së ullirit. Ndërsa kultivarët e tjerë që janë më rezistent ndaj tyre, po japin rezultate më të mira. Ka një ndryshim tashmë me punën që është bërë për cilësinë dhe standardet, fermerët janë me të kujdesshëm për te prodhuar sa më shumë vaj cilësor, në mënyrë qe të kompensojnë atë  humbje qe kane nga mungesa e sasisë.  Cilësia do të shërbejë si një nga burimet kryesore për të rritur të ardhurat e fermerëve, veçanërisht kur nuk ka sasi prodhimi”.

Sipas Rrapaj, nuk pritet luhatje e madhe çmimi, ndërsa i gjithë prodhimi konsiderohet i shitur.

“Çmimet do të variojnë nga zona në zonë sipas cilësisë por nuk besoj qe do ketë çmime më të larta nga ç’kanë qenë. do të jenë pothuajse sa viti i kaluar. vaji është i shiti dhe prodhuesit nuk kanë probleme me shitjen e tij edhe jashtë edhe këtu”.

Ulliri është një ndër sektorët më me potencial në Shqipëri. Në vitin 2024 prodhimi arriti në gati 147 mijë tonë. Sipërfaqja e mbjellë me ullinj është rreth 50–55 mijë hektarë dhe në total janë 12 milionë rrënjë ullinj në gjithë Shqipërinë.

Por pavarësisht potencialeve ky sektor has vështirësi të shumta, që nga mungesa e fuqisë punëtore dhe nevoja për të përqafuar inovacionin.

Inside News 10 Dhjetor Redaksia e lajmeve

Inside News

E Premte 20:00

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat