Ushtria, në fokus të të rinjve shqiptarë - Studentët e Akademisë së Forcave të Armatosura tregojnë pse zgjodhën këtë karrierë

Çfarë do të thotë të jesh student i Akademisë së Forcave të Armatosura? Disa janë të parët në familjen e tyre që kanë zgjedhur të bëhen ushtarakë, ndërsa të tjerë kanë ndjekur historinë dhe karrierën ushtarake të të afërmve. Cilado qoftë arsyeja, për këta të rinj, uniforma ushtarake i jep sa krenari, ashtu edhe përgjegjësi.
“Unë jam student Egli Hoxha, jam student i vitit të tretë dhe studioj në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare. Një nga arsyet kryesore që unë kam zgjedhur këtë degë ka qenë dashuria për mbrojtjen e atdheut, dashuria për uniformën dhe kjo ka qenë shtysa kryesore që më ka bërë mua t'i bashkohem kësaj familjeje të madhe nën uniformë. Pas përfundimit të Akademisë, që është edhe një vit tjetër, unë synoj që të bashkohem me Policinë Ushtarake.”
“Unë jam student Kledios Lika, jam 20 vjeç dhe jam pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura. Jam student i vitit të dytë dhe vazhdoj studimet në degën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në fushën e mbrojtjes. Një prej arsyeve që jam futur në Akademinë e Forcave të Armatosura është se vij nga një familje ushtarakësh, pra babi është ushtarak, gjyshi ka qenë ushtarak më parë dhe është si tip tradite, jam rritur me këtë frymë ushtarakësh dhe më vjen natyrshëm pjesa e disiplinës apo dhe rregullit. Do thoja me të vërtetë jam rritur me këtë frymë, nuk është se kam qenë i komanduar në jetën time le të themi (le të përdor termat e ushtrisë), por gjithmonë kam pasur ato rregulla dhe norma si çdo familje tjetër, por ndoshta pak më të theksuara. Të them të drejtën në fillim nuk e kisha idenë e qartë se si funksionon Akademia, babi një ditë kur po flisnim për pjesën e degëve që do vazhdoja apo programin e studimit që do vazhdoja, nuk isha shumë i fokusuar ose i përcaktuar në një degë specifike dhe thjesht rastësisht tha pse nuk provon që të futesh në Akademinë e Forcave të Armatosura dhe m'u duk pak klishe në fillim. Siç përmenda më parë, jam pjesë e një familjeje ushtarake, por m'u duk pak i vështirë tranzicioni midis jetës civile në ushtarake. Programi i përzgjedhjes ishte goxha intensiv, për arsye se vetë ambienti ishte i tillë dhe pse ndoshta në kamera nuk përkthehet në atë mënyrë, por ambienti ishte i atillë për arsye se ishin njerëz të rinj, nuk e kisha idenë si funksiononte shkalla hierarkike apo thjesht struktura e kësaj shkolle.”
“Quhem student Klevisa Tabaku, aktualisht jam duke ndjekur studimet bachelor në vitin e parë, dega Teknologji Informacioni dhe Komunikimi në fushën e mbrojtjes. Rrugëtimi im në uniformë ka nisur pas përfundimit të shkollës së mesme, nga ku u rekrutova dhe kam shërbyer një vit si ushtare. Nga eksperienca e fituar dhe përvoja aty, dëshira ime duke u bazuar në benefitet e shumta që Forcat e Armatosura ofrojnë u kthyen në një synim për mua për të vazhduar ndjekjen e studimeve më të larta. U bëra pjesë e konkursit institucional, ku mes mijërave të tjerë arrita të shpallesha fituese dhe të përzgjidhesha në degën që unë kisha synim për të vazhduar. Synimi im pas përfundimit të studimeve është zënia e një pozicioni pune që ka lidhje me degën që unë aktualisht jam duke studiuar, që është Informatika.”
Ndërsa procesi përzgjedhjes kalon në disa faza, me teste fizike dhe intelektuale, gara për t'u shpallur fitues është shumë e fortë. Klasat apo togat siç përdoret në zhargonin ushtarak, përbëhen nga studentë të cilët kanë një nivel goxha të mirë përgatitjeje.
“Procesi i përzgjedhjes ka qenë shumë i barabartë, kanë qenë disa kritere të caktuara që të gjithë kandidatët janë dashur që të marrin pjesë, duke filluar me kriterin e mesatares pas gjimnazit, duke vazhduar me kriterin e analizave shëndetësore, kriterin fizik dhe kriterin e testit intelektual. Unë personalisht nuk kam pasur shumë probleme, edhe pse faza e tranzicionit nga civil në ushtarak ka qenë me disa probleme të veta, sepse vetë karakteri dhe personaliteti i njerëzve duhet të mësohen që t'i afrohen dhe t'i përshtaten një tjetër stili jetese, një stili unison, një stili i cili ka në funskion dhe qëllim kryesor uniformitetin dhe koordinimin e të gjithë studentëve. Megjithatë, unë nuk kam pasur probleme dhe jam përshtatur më së miri”, shprehet Hoxha.
“Procesi i rekrutimit ishte goxha intensiv, për arsye se kalojmë disa faza rekrutimi të cilat ne kalojmë në një filtër, qoftë ai psikologjik, qoftë ai shëndetësor, apo dhe ai fizik. I pari është testi shëndetësor kur ne kryejmë matjet tona, qoftë gjatësia, qoftë pesha apo edhe pjesa e grupit të gjakut, shëndetësia fizike apo dhe kondicioni fizik. Më pas kalojmë një testim fizik i cili ka tre disiplina të ndryshme, të cilat janë pompa, muskuj barku dhe vrap. Nëse nuk i plotësojmë këto kritere sipas standardit që është vendosur për rekrutimin, ne automatikisht skualifikohemi. Pas kësaj, ne duhet të kalojmë një testim psikologjik, ai i intelektit le të themi, janë pyetje të përgjithshme, qoftë pyetje nga jeta e përditshme apo dhe ato që kemi mësuar në gjimnaz apo shkollë, qoftë histori apo dhe psikologji. Pasi marrim përgjigjen si në çdo universitet tjetër, të cilën e marrim online, tek U-Albania, ne vijmë, pajisemi me uniforma, kambale, me të gjithë pjesën logjistike të shkollës”, thotë studenti Lika.
Sapo përzgjidhen kandidatët fitues, këta të fundit ftohen të zhvillojnë një kurs njëmujor për të mësuar të gjitha rregullat e Akademisë, duke nisur që nga oraret e zgjimit, fjetjes, ushqimit, mësimit, stërvitjes, prerja e flokëve, sistemimi i dhomës dhe deri te mënyra si duhet t'i drejtohen njëri-tjetrit.
Por si nis konkretisht dita për një student të Akademisë së Forcave të Armatosura?
“Pas përfundimit të kursit bazë, i cili është ai që na mëson ne thjesht strukturën e të qenit ushtarak, qoftë nderimi, qoftë mbajtja e uniformës apo edhe rregulli e disiplina, ne kalojmë në një program mësimor si çdo shkollë tjetër. Ne zgjohemi në 05:45, kemi rreshtimin e mëngjesit, në të cilin ne kryejmë përgatitjen tonë fizike. Pas përfundimit të përgatitjes fizike kalojmë në fjetinë, kemi orarin e higjienizimit personal dhe atë të ambientit. Në orën 07:00, konsumojmë mëngjesin. Më pas në orën 08:00 kemi rreshtimin ku na komunikohen detyrat dhe programi ditor. Më pas vazhdojmë me programin tonë mësimor. Procesi mësimor zhvillohet në 5 orë të ndryshme, këto 5 orë është një program i cili si në çdo universitet tjetër është i përcaktuar paraprakisht. Vlen për t'u theksuar, ndryshe nga universitetet e tjera, ne kemi një orar mësimor standard, pra vazhdon në orën 08:00 dhe përfundon në orën 13:00, pra nuk kemi orë boshe midis apo orë të lira. Pas përfundimit të programit mësimor në orën 13:00, ne kalojmë në mensë, konsumojmë drekën. Nga ora 14:25 dhe deri në orën 16:00 kemi programin tonë mësimor i cili përcaktohet për vetëmësim, pra studim nëpër klasa. Më pas në orën 16:00 ne vazhdojmë me përgatitjen tonë fizike pasdite deri në orën 17:30. Në orën 17:30 deri në orën 18:30 kemi higjienizimin tonë personal dhe në orën 18:30 ne konsumojmë vaktin e darkës. Deri këtu vlen për t'u theksuar që ne jemi gjatë gjithë kohës të kufizuar me atë që ne mund të bëjmë. Pas këtij orari kur ne kalojnë në orën 19:25 nëpër klasa, ne mund të shkojmë qoftë në bibliotekë apo klasë për të studiuar. Ne i kemi kushtet e ofruara nga Akademia që ne e kemi literaturën të atillë që mund të studiojmë apo dhe programet online të cillat ofrohen nga biblioteka në sistemin kompjuterik.
Në fazën e rekrutimit kur ne aplikojmë, diçka që më bëri përshtypje menjëherë ishte fakti që komanduesit na referoheshin me mbiemra dhe jo me emra. Ishte diçka që më bëri shumë përshtypje për arsye se ne jemi mësuar që në jetën e përditshme t'i referohemi njëri-tjetrit me emra, pra Kledios, Egli e të tjerë. S ç e përmenda, këtu është zhargoni ushtarak, për shembull pjesa e orareve. Në pjesën e orareve, në jetën e përditshme mund të themi do iki në shkollë në orën shtatë të mëngjesit ose përfundova shkollën në orën dy, dy të drekës, ndërsa këtu flasim gjatë gjithë kohës me terminlogjinë standarde, pra në orën 14:00, 13:00, 13:25.
Një paralelizëm që vlen për t'u përmendur midis akademisë ushtarake dhe një akademie apo thjesht një universiteti civil është pjesa e ndarjes në vite, pra viti i parë, viti i dytë dhe viti i tretë. Një paralelizëm midis pjesës ushtarake, pra botës ushtarake dhe botës civile, viti i parë ndahet në kompani, pra kompania e parë, kompania e dytë dhe kompania e tretë dhe secila klasë, nëndegë e kësaj kompanie quhet toga e parë, dytë, tretë apo e katërt. Të treja këto kompani, pra kompania e parë që është viti i parë, kompania e dytë që ëhstë viti i dytë dhe kompania e tretë që është viti i tretë, përmblidhen në termin batalion studentor, pra ne quhemi batalion studentor. Kompania e parë e ka emrin kompania albanaët, kompania e dytë e ka dardanët dhe kompania e tretë e ka ardianët.
Pas përfundimit të studimeve, ne na jepen disa reparte ku mund të vazhdojmë punën tonë, ku mund të aplikojmë. Unë përsonalisht, siç përmenda më herët, vazhdoj në Teknolgji Informacioni, IT dhe kam dëshirë të vazhdoj në ndërlidhje”, shprehet Kledios Lika.
Por jeta e një studenti të Akademisë së Forcave të Armatosura nuk është aq monotone sa mendohet zakonisht. Përveç rregullave strikte, studimeve dhe stërvitjeve, Akademia i mundëson studentëve të marrin pjesë edhe në aktivitete të tjera jashtëkurrikulare, qoftë brenda apo jashtë vendit.
Cili është mesazhi i tyre për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e Akademisë?
“Thirrja ime për të gjithë studentët që duan t'i bashkohen Forcave të Armatosura është të ndjekin ëndrrat e tyre, pasionet e tyre dhe nëse këto pasione dhe ëndrra i afrojnë me Forcat e Armatosura, ata janë të mirëpritur në familjen tonë” – Egli Hoxha, student i Akademisë së Forcave të Armatosura.
“E di që si maturant je shumë konfuz për programin e studimit që do të vazhdosh, e di që je konfuz mbi universitetin që do të përzgjedhësh, në Akadmeinë e Forcave të Armatosura, dyert janë të hapura dhe ne ju mirëpresim” - Kledios Lika, student i Akademisë së Forcave të Armatosura.
“Mesazhi im për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që duan t'i bashkohen Forcave të Armatosura është që të mos hezitojnë në vendimet dhe dëshirat e tyre për ti ndjekur këto studime” – Klevisa Tabaku, studente Akademisë së Forcave të Armatosura.
Industria gjermane shkurtoi 120.000 vende pune, në 2026 priten largime të tjera
Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë industria gjermane ka shkurtuar vende pune në shkallë të gjerë vitin e kaluar. Rreth 5.38 milionë......
CEO-t e Goldman e Nasdaq do drejtojnë 'forumin' e kriptove të organizuar nga djemtë e Trump
Të mërkurën, drejtues dhe investitorë të shquar të Wall Street do të mblidhen për të diskutuar "të ardhmen e financave dhe teknologjisë" së bashku me zyrtarë......
Mbledhja e kërpudhave është biznes i madh në Bosnjë, por shpesh jashtë vëmendjes
Mbledhja e kërpudhave siguron të ardhura për mijëra njerëz në Bosnje dhe Hercegovinë, por pjesa më e madhe e industrisë mbetet në një zonë gri, ku mbledhësit......
Salla: Model i ri bashkëpunimi me gjashtë bashki për mbrojtjen e masiveve me gështenja
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla firmosi sot marrëveshjet e bashkëpunimit me bashkitë Shkodër, Tropojë, Malësi e Madhe, Pukë,......
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave: Bllokohet mbi 7500 kg miell jashtë afateve të përdorimit!
Dega e Doganës Durrës,njofton se gjatë kontrollit fizik në ambientet e një subjekti tregtar, i pajisur me autorizim për përdorimin e Regjimit të Përpunimit......
“Diella do të shkojë në një nivel tjetër” - Rama prezanton drejtuesin e ri të AKSHI-t, premton rritje pagash për punonjësit
Kryeministri Edi Rama prezantoi Igli Tafën si drejtuesin e ri të AKSHI-t. Në fjalën e tij, kryeministri vlerësoi punën e ekspertëve që punojnë në Agjencinë......
Gjermanët, 40 mln euro kredi për Fierzën - Nevoja për rehabilitim, ndërhyrjet do i zgjatin “jetën” hidrocentralit me 30 vjet
Qeveria do të marrë 40 mln euro kredi për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, një nga veprat më të rëndësishme elektroenergjetike në vend. Në Kuvend......
A ka shkelje nga të huajt e punësuar në shtëpi? - Muçaj: Inspektoriati i Punës nuk ka tagër të inspektojë në banesë
Punësimi i punëtorëve të shtëpisë në Shqipëri po hyn për herë të parë në një kornizë të qartë ligjore, duke synuar formalizimin e një sektori që prej vitesh......


