Shqipëria Postuar më 8 Prill 2026, 13:58

Ushqimet e shportës, me “imunitet” nga rritja e naftës - Thuajse në të njëjtat nivele me një muaj më parë. Tregtarët parashikojnë shtrenjtim

Nga Fabjona Pasho

Ushqimet e shportës, me “imunitet” nga rritja e naftës -

Prej ditësh qytetarët po përballen me çmime të larta të frutave dhe perimeve. Tregtarët e justifikojnë këtë me rritjen e çmimit të naftës. Por a ka ndikuar çmimi I naftës tek produktet e shportës?

Deri më tani, duket se jo. Çmimet e produkteve bazë, të tilla si vaji vegjetal, mielli, sheqeri, makaronat, mishi dhe bulmeti duket se nuk janë “infektuar” nga trendi rritës.

Televizioni SCAN ka kryer një vëzhgim, ku vihet re se çmimet ndryshojnë edhe nga një market në tjetrin.

Një litër vaj luledielli tregtohet nga 175 lekë, deri në 199, ndërsa vaji i misrit kushton mbi 250 lekë/litër.

Ndërkaq, mielli për përdorim të përgjithshëm tregtohet nga 75 deri në 150 lekë/kg.

Sheqeri është një produkt i cili gjithashtu nuk ka pësuar rritje dhe shitet nga 65-75 lekë/kg.

Edhe makaronat ndryshojnë nëse janë produkte vendi, apo importi dhe cilësia e tyre, ku prodhimet shqiptare janë më të lira krahasuar me ato të huaja.  Njëjta gjë vlen edhe për orizin, I cili ka fdisa kualitet dhe përdorime dhe çmimi mesatar është rreth 200 lekë/kg.

Megjithatë, shumica e marketeve të mëdha, bëjën dhe oferta në produktet bazë,. Në këtë mënyrë, konsumatorët mund të zgjedhin produktet më të lira dhe çfarë përshtatet me buxhetin e tyre.

Sa I përket bulmetit dhe mishit, sërish çmimet mbeten të pandryshuara. Tregtarët jashtë kamerave shprehen se çmimet në tregjet e shumicës kanë pësuar një rritje të lehtë, por  tregtarët e pakicës ende nuk I kanë reflektuar, për shkak të frikës të humbjes së klientëve, duke thënë se po fitojnë më pak në situatën kur kostot janë rritur ndjeshëm.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat