Shqipëria Postuar më 9 Shtator 2025, 12:27

Urbanët, kënaqësia e pasagjerëve rritet me 40%/ Anketa e GIZ: Vlerësohet koha e pritjes. Sfidë, pastërtia dhe koha e gjatë e udhëtimit

Nga Ola Mitre

Urbanët, kënaqësia e pasagjerëve rritet me 40%/ Anketa e

Transporti publik në Tiranë po njeh përmirësime në kënaqësinë e pasagjerëve, sipas një ankete të zhvilluar nga GIZ-i gjerman me mbi 2500 qytetarë.

Në bashkëpunim me partnerët shqiptarë, GIZ ka realizuar anketa gjithëpërfshirëse në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, për të matur nivelin e kënaqësisë së udhëtarëve. Qëllimi i tyre është të kuptojnë më mirë përvojën e qytetarëve, në mënyrë që të zbatohen masa konkrete për ta përmirësuar transportin publik.

Të dhënat tregojnë se në Tiranë, shkalla e kënaqësisë së përgjithshme është rritur me 40% që prej vitit 2022. Faktorët që kanë marrë vlerësimet më të larta janë informacioni brenda autobusëve, koha mesatare e pritjes dhe raporti vlerë për para’.

Megjithatë, pastërtia e autobusëve, koha e gjatë e udhëtimit dhe siguria në stacionet e autobusëve, janë ndër aspektet ku qytetarët shprehen më pak të kënaqur.

Një tjetër gjetje me rëndësi është se 69% e përdoruesve të transportit publik janë gra, të cilat mbështeten tek autobusi për punë, për kujdesin ndaj fëmijëve dhe për lëvizjet e përditshme.

Sipas GIZ, investimet e bëra vitet e fundit, sidomos në informacionin për pasagjerët, në besueshmërinë e linjave dhe në zgjatjen e orareve të funksionimit, kanë ndikuar në këto rezultate, ndërsa thekson se do të vijojë të mbështesë partnerët shqiptarë për të avancuar më tej me përmirësime në transportin publik, me synimin për ta bërë jetën e qytetarëve dhe vizitorëve më të lehtë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat