Ura e re e Viroit/ Kumbaro: Garanton qarkullim të pandërprerë gjatë gjithë vitit!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot foto nga kantieri i urës së re të Viroit, që po realizohet nga ARRSH, një investim me mbështetjen e Bankës Botërore që do të sigurojë qarkullim të pandërprerë dhe të sigurt gjatë gjithë vitit.
Kumbaro bëri të ditur se ura do të ketë 2 korsi dhe trotuare për kalimtarët në të dy anët e saj, si pjesë e përpjekjes për një infrastrukturë transporti të qëndrueshme ndaj klimës.
Ura është e vendosur në aksin SH4 drejt pikës kufitare të Kakavijës me Greqinë dhe është thelbësore për lidhjen rajonale.
Ura do të jetë 33 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë, me 2 korsi dhe trotuare për kalimtarët në të dy anët e saj. Ura e re do të shkurtojë kohën e udhëtimit, përmirësojë sigurinë gjatë përmbytjeve dhe lidhë komunitetet e Jugut të Shqipërisë duke krijuar më shumë mundësi punësimi, arsimimi, të kujdesit shëndetësor dhe aksesit në tregje.
Sipas BB-së, në mungesë të rrugëve alternative, kur ura përmbytet, ndërtimi i urës së re do të sigurojë qarkullim të pandërprerë gjatë gjithë vitit.
Mbi 200 mijë drejtues mjetesh dhe 150 mijë këmbësorë do të përfitojnë si pjesë e përpjekjeje për një infrastrukturë transporti të qëndrueshme ndaj klimës.

“Mesdheu Sekret”/ Forbes: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i pushimeve tuaja të ardhshme?!
“Riviera e Shqipërisë është sekreti më i mirëmbajtur i Mesdheut - plazhe të egra, asnjë mega-resort (ende) dhe arratisja e fundit e vërtetë para se të......

Sipërmarrja më e madhe gjermane SchwarzGroup/ Rama: Interes për të investuar në Shqipëri!
Gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në sipërmarrjen më të madhe gjermane, SchwarzGroup i shoqëruar edhe nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina......

Kursi i këmbimit/ Forcohet ndjeshëm Dollari amerikan!
Dollari amerikan pas një periudhë negative duke pësuar një rënie të vazhdueshme ka nisur të rikuperojë këtë të mërkurë duke u blerë sot me 83.3 lekë dhe......

Kritikat e Ramës, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e Bashkisë Krujë dhe Librazhd
5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive në Bashkinë e Krujës kanë dhënë dorëheqjen Administratorët e njësive administrative......

Bashkitë, sportele ndihmëse për aplikimet në e-Albania - Balluku: Zyrat që marrin pagesë, në shkelje totale të ligjit
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministrja e vendit, Belinda Balluku, zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Lushnjës, ku......

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët europianë
Forcimi i partneritetit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe agjenda evropiane ishin pjesë e bashkëbisedimit të sotëm në Ministrinë për Evropën dhe......

Tregtarët ambulantë/ DPT: Nuk kanë detyrim për faturë apo dokumentacion tatimor!
Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë......

AMA dhe Inspektoriati i Punës, marrëveshje bashkëpunimi - Krasniqi: Kushtet e punës për punonjësit e medias, thelbësore për integrimin në BE
Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës, zhvilluan një tryezë diskutimi me në fokus marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy......