Shqipëria Postuar më 4 Nëntor 2024, 14:59

Ura e Re e Kukësit, e rëndësishme për Rrugën e Kombit - “Transformim urban”, Rama: Hapësirë “drite” të një ure në Europë

Nga Diamila Leka

Ura e Re e Kukësit, e rëndësishme për Rrugën e Kombit

Ura e Kukësit tashmë është e aksesueshme e cila do të bashkojë brigjet e Drinit dhe Rrugën e Kombit. Kryeministri Edi Rama, dhe zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ishin në përurimin e Urës së re dhe hapjen e trafikut për këtë zonë. Kryeminstri Rama tehksoi se kjo është një urë e rëndësishme që duhet të hapet për të gjithë. 

“Është shumë e rëndësishme që ura hapet, hapet për të gjithë. Falë edhe talentit dhe punës dhe eksperiencës së projektuesit Italian, pasi ura mbaroi duheshin plotësuar edhe kushtet për 2-3 komunitete të tjera rreth kësaj zone, të cilave u duhet dhënë akses.”

Zëvendëskryeministrja theksoi se në mungesë tëkësaj ure, i gjithë trafiku kalonte në urën e vjetër.

“Rruga e Kombit është një rrugë që e cila kur e kemi marrë në dorëzim, ka qenë pothuajse as në gjysmë të volumeve të saj përfundimtare, sigurisht ka edhe pjesë të tjera që duhen përfunduar. Ne vazhdojmë me përmirësimin e saj.”

Ndërkohë për kryeinxhinierin kjo urë ka kushtuar rreth 40 mijë euro dhe se e gjitha është e ndërtuar jashtë.

“Është një vepër e veçantë, jo vetëm vepër arti por edhe nga ana si është strukturuar dhe metodologjia e saj. Ura në vetvete ka kushtuar rreth 40 milionë euro, përfshirë dhe dy rrugët e aksesit të hyrjes dhe të daljes. Ura ka veçori të jashtëzakonshme sepse si urë është e ndërtuar e gjitha jashtë. Dhe pas ndërtimit, është spostuar përmes lundrimit.”, kryeinxhinir i projektit.



Sondazh

Poll
Dosja E 4 Nëntor Kreshnik Kuçaj

Dosja E

E enjte, 20:00

Leader 4 Nëntor Klegia Troksi

Leader

E shtunë, 18:00

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat