Universiteti “Aleksandër Moisiu”, me kampus të ri - Pol inovacioni dhe modern, hapet konkursi ndërkombëtar i masterplanit

Agjencia Kombetare e Planifikimit te Territorit ka shpallur Konkurs Ndërkombëtar për Projek-Ide Masterplani për ngritjen e kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Ky masterplan, synon të sigurojë një strukturim të kujdesshëm hapësinor, që mundëson zgjerimin funksional të universitetit dhe integrimin e elementëve të rinj për mësimdhënie, kërkim, bashkëpunim ndërdisiplinor dhe zhvillim e jetës sociale brenda kampusit. Për më tepër, ky masterplan synon t’i shtojë qytetit të Durrësit jo vetëm një infrastrukturë bashkëkohore arsimore, por një pol inovacioni, kulture dhe sipërmarrje, ekonomikisht dhe funksionalisht të vetëmjaftueshëm, duke u bërë një pjesë e pandashme e veprimtarive aktuale dhe identitetit të ardhshëm të qytetit.
Referuar dokuementit në Agjencinë e Prokurimit Publik, do të zhvillohet konkursi ndërkombëtar i projektimit për ngritjen e kampusit të ri të Universitetit. Në përputhje me misionin e tij për të ofruar arsim cilësor dhe të aksesueshëm, Universiteti synon të zhvillojë një kampus që mbështet forma të reja të të mësuarit, të lidhura ngushtë me zhvillimet teknologjike dhe dinamikat shoqërore të kohës.
Masterplani do të përcaktojë vizionin, të detajuar në hapësirë dhe funksion, që do të drejtojë zhvillimin e mëtejshëm të kampusit, duke krijuar kushte për një mjedis të integruar, efikas dhe të qëndrueshëm, në përputhje me pritshmëritë e një universiteti bashkëkohor.
Ky ekosistem do të karakterizohet gjithashtu nga vetëmjaftueshmëria funksionale dhe ekonomike, me hapësira dhe shërbime që jo vetëm mbështesin jetën universitare, por gjenerojnë të ardhura, krijojnë vende pune dhe ofrojnë funksione të hapura për komunitetin, duke forcuar qëndrueshmërinë afatgjatë të kampusit.
Sipas dokumentit, konkursi është i hapur për ekipet me përvojë në projekte arkitekturore, të projektimit urban dhe peizazhit, si dhe në zhvillimin e masterplaneve. Ekipi fitues duhet të dëshmojë një qasje kreative dhe novatore, e cila realizon funksionet e kërkuara në harmoni me kontekstin ekzistues.
Pesë finalistët do të shpërblehen me shumën prej 40.000 euro për dorëzimin e koncept-idesë. Por, ekipi fitues përpos çmimit prej 40.000 euro do të shpërblehet edhe me kontratën për zbatimin e projektit të masterplanit. E ndërsa, për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për tre vitet e fundit, ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se 1.000.000 lekë.
Afati i i fundit për dorëzimin dhe hapjen e kërkesave për pjesëmarrje është deri më datë 3 dhjetor 2025, ora 15:00.
Të dielën akrepat kthehen një orë pas - Si ndikon ky ndryshim në shëndetin tonë?
Çdo vit, në tetor, kur akrepat kthehen një orë prapa, miliona njerëz gëzohen duke menduar se do të flenë një orë më shumë. Por a ndikon vërtet ky ndryshim i......
Sa kredi për shtëpi kanë shqiptarët? Tre të katërtat e gjitha huave për banesa në vend janë dhënë në Tiranë
Huaja për blerje banese në Shqipëri ka arritur në një rekord historik më një stok prej 230 miliardë lekësh në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas të......
Kosova, më e sigurta në rajon për të investuar - Publikohet Indeksi Global i Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve
Indeksi Global i Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve të publikuar nga organizata Henley&Partners, e rendit Kosovën në vendin e parë në rajon, si......
SHBA konfirmon takimin Trump-Xi Jinping - Udhëheqësit do të takohen javën e ardhshme në Korenë e Jugut
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohet javën e ardhshme me liderin e Kinës, Xi Jinping, si pjesë e turit në Azi, njoftoi Shtëpia e......
Rrjeti elektrik i Sarandës drejt modernizimit - OSSH, investim 129 milionë lekë për përmirësimin e furnizimit
Drejtoria Rajonale e OSSH Gjirokastër ka shpallur hapjen e tenderit, për zhvillimin e rrjetit të tensionit të mesëm 20 kv; rrjet tension i ulët në fiderat......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të qëndrueshme pasi nuk ka shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës dita e djeshme duke u blerë sot me 82.7......
Praga ndalon monopatinat elektrike nga janari 2026 - Autoritetet synojnë të lirojnë hapësirat publike dhe të forcojnë sigurinë
Kryeqyteti çek, Praga, do të ndalojë përdorimin e monopatinave elektrike nga fillimi i vitit të ardhshëm. Këshilltarët e qytetit miratuan një masë të re që......
Kompanitë evropiane bashkojnë forcat - Marrëveshje në sektorin hapësinor për të konkurruar me Starlink
Grupet evropiane të industrisë ajrore dhe hapësinore njoftuan një marrëveshje fillestare për të bashkuar aktivitetet e tyre të prodhimit të satelitëve. Këto......




