Shqipëria Postuar më 14 Prill 2025, 18:05

Uniforma e Policisë, hapet tenderi 27 milionë euro - Do të blihen veshjet dhe këpucët, procedura mbyllet më 19 maj

Nga SCAN TV

Uniforma e Policisë, hapet tenderi 27 milionë euro - Do të blihen

Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur tenderin për blerjen e uniformave për Policinë e Shtetit. Gara do të jetë e ndarë në dy lote, dhe ofertat përe secilën priten deri më 19 maj 2025.

Loti i parë është me vlerë 19.6 milionë euro dhe parashikon blerjen e uniformave, gradave, stemave dhe shenjave për policinë e shtetit. Sipas dokumenteve të tenderit do të blihen 78.150 uniforma bazë për policinë, si dhe 4.545 kostume bazë (këmishë, jelek, pantallona, kapele etj), për rreth 12 mijë punonjës policie gjithsej.

Pjesë e këtij loti është edhe blerja e uniformave verore, 8500 palë pantallona, si dhe 62,100 këmisha e pulovra. Kërkesa tjetër është prej 25,700 palë kostume e bluza që do të shërbejnë për stërvitje e shërbime.

Uniforma ceremoniale do blihen 1,718 copë si edhe uniforma prezantuese për zyrat e pritjes qytetareve 270 copë. Sa i takon Gradave të Policisë së Shtetit që janë pjesë e këtij tenderi do blihen 21,586 grada të mëdha të shërbimit spaleti, 3,368 Gradë e madhe spaleti ceremoniale.

Ndërsa loti i dytë parashikon blerjen e shpërndarjen e këpucëve me vlerë 7.6 milionë euro. Me këtë fond synimi është të blihen 51,563 palë këpucë.

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video