Unaza e Madhe, shtohen mundësitë, shtrenjtohen pronat - Eksperti: Mjaft individë kanë investuar më herët në zonat përreth
Përmirësimi i infrastrukturës ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të rëndësishëm në zhvillimin e pronave përreth.
Hapja e veprave infrastrukturore, si në rastin e Unazës së Madhe në Tiranë, ndikon menjëherë në rritjen e vlerës së pronave.
Kjo mundësi e re nuk kalon pa u vënë re nga investitorët, të cilët në raste të tilla janë të gatshëm për investime në këto zona.
“Me hapjen e Unazës, i është dhënë një vlerë gjithë zonës që ajo prek. Ne kemi shumë klientë të cilët e kishin projektuar si zonë investimi. Që kur u hap si projekt, interesi ishte shumë i lartë,” shprehet Ervin Demerxhiu, Ekspert i tregut të pasurive të patundshme.
Mundësi shumë e mirë është blerja në këto zona që aksesohen më shpejt, për individët që duan të kenë një banesë në kryeqytet.
“Investitorët janë të parët që bjeljnë, ndërsa çiftet e reja mundohet që të përfshihen sa më shpejt dhe janë ato grupe që përfitojnë nga zonat në zhvillim,” shton në të tjera zoti Demerxhiu.
Përmirësimi i rrugëve, urave dhe linjave të transportit publik i bën këto zona më të arritshme dhe më të dëshiruara për banim, duke rritur vlerën e pronave.
Sondazh

Rezervat e gazit po shterojnë me ritëm të shpejtë - Ndërprerja e furnizimeve ruse rrezikon qëndrueshmërinë e tregut evropian
Evropa po përdor rezervat e gazit me ritmin më të shpejtë në shtatë vitet e fundit, ndërsa moti i ftohtë rrit nevojat për ngrohje, me temperaturat që pritet......

Çmimi i energjisë ulet nga 1 shkurti Vendimi do të prekë vetëm familjarët. Nis shqyrtimi nga Enti Rregullator
Ulja e çmimit të energjisë elektrike do të nisë nga data 1 shkurt. Enti Rregullator i Energjisë do të nisë të martën shqyrtimin e aplikimit për çmimin e......

Microsoft, 80 mld USD për inteligjencën artificiale - Kompania shton investimet për të zhvilluar qendrat e të dhënave
Microsoft po planifikon të investojë rreth 80 miliardë dollarë në vitin fiskal 2025 për zhvillimin e qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale.......

“Thyerja” e madhe euro-lek në 2024 - Kush humbi më shumë nga zhvlerësimi i monedhës evropiane?
Në vitin 2024 kursi i këmbimit është shoqëruar nga një rënie e thellë e euros dhe një mbiçmim i fortë i lekut. Në muajt e parë të vitit të kaluar, kursi i......

Industria, detyrime të reja për ndotjen - Monitorimi i shkarkimeve të gazrave me efekt serrë, gjoba 2-4 mln lekë në rast shkeljesh
Operatorët e industrisë së rëndë, të avionëve dhe shoqëritë e transportit detar do të duhet të hartojnë planet e monitorimit të shkarkimeve të gazeve me......

Ndryshon formula e taksave për bashkitë - Kategorizim i ri, transferta e pa kushtëzuar sipas Censit 2023
Qeveria parashikon që gjatë vitit 2025 të ndryshojë i formulën për transfertën e pakushtëzuar financiare të pushtetit vendor si dhe të bëjë kategorizimin e......

Sa para’ mblodhi KPP në 11 muaj të 2024-ës? - Në buxhetin e shtetit u arkëtuan 53.3 milionë lekë nga tarifat e tenderëve
Bazuar në të dhënat e Buletinit të Prokurimeve, në periudhën 11 mujore, janar-nëntor 2024, Komisioni i Prokurimevëe Publike, ka regjistruar në total 1062......

Rregullatori amerikan paralajmëroi bankat për kriptot - Nisja e mandatit të Trump pritet të sjellë ndryshime në rregullore
Një rregullator u kërkoi bankave në SHBA që të ndalonin përdorimin e drejtpërdrejtë të kriptomonedhave, por nuk i urdhëroi ato të ndalonin ofrimin e......