Shqipëria Postuar më 19 Dhjetor 2024, 12:58

Unaza e Madhe, punime 24 orë - Balluku: I qëndrojmë objektivit për ta dorëzuar brenda vitit

Nga SCAN TV

Unaza e Madhe, punime 24 orë - Balluku: I qëndrojmë objektivit

Punimet në lotin I të Unazës së Madhe të Tiranës po shkojnë drejt mbylljes. Gjatë inspektimit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e konsideroi këtë segment të projektit si më të komplikuarin, por tashmë vështirësitë janë tejkaluar.

“Unë do të thojë që loti I, pra lidhja me Shqiponjën është pjesa më e komplikuar që ne kemi pasur, si për shkak të zonës të banuar përreth, si për shkak të një pjese ujore që ka nëntoka në këtë zonë, e cila ka dashur disa ndërhyrje me tombino, etj. Këtu ne kemi patur edhe një nyje ndërlidhëse dhe rrugë dytësore të cilat sigurisht kanë qenë sfidë për projektin”, - tha ministrja.

Balluku ripërsëriti angazhimin për përmbylljen e punimeve të Unazës së Madhe në fund të këtij viti. 

“Ne i qëndrojmë objektivit për ta dorëzuar brenda fundit të këtij viti, pra deri në 31 dhjetor dhe nga ç’duket sot kantieret janë në kulmin e punës. Disa prej tyre janë duke u marrë me detajet përfundimtare, disa kanë akoma volume, por 10 ditë apo pak më shumë janë shumë të rëndësishme në këtë fazë, duke patur parasysh që këtu punohet 24 orë në 24”, - tha Balluku. 

Hapja për qarkullim e Unazës së Madhe pritet të lehtësojë trafikun e rënduar në Tiranë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat