Shqipëria Postuar më 6 Janar 2025, 18:23

Unaza e Madhe, periferia e Tiranës pret përfitimet-Ekspertët: Ka filluar të ndihet efekti në çmimet e pronave

Nga Fabjona Pasho

Unaza e Madhe, periferia e Tiranës pret përfitimet-Ekspertët: Ka

Hapja e Unazës së Madhe të Tiranës ka prekur edhe tregun imobiliar në kryeqytet. Për shkak të aksesimit të thjeshtë, në zonat ku kalon projekti infrastrukturor, ka filluar rritja e çmimeve. Këtë e konfirmoi në emisionin Box to Box, eksperti i pasurive të paluajtshme, Artan Hoxha, i cili solli shembullin e Paskuqanit, një zonë perfierike, e cila më herët ishte pak e preferuar.  

Edhe sipas arkitektit Gjergji Caca, çmimet do të rriten, duke bërë edhe paralelizëm me atë që ka ndodhur vite më parë në zonën e Komunës së Parisit, e cila sot është një nga pikat me çmimet më të larta të pronave.

Sipas ekspertëve, investimi në zonat periferike ku kalon unaza ka nisur prej vitesh.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat