Shqipëria Postuar më 30 Dhjetor 2024, 18:56

Unaza e madhe, hapet plotësisht për qarkullim- Me gjatësi totale 29 km pritet të “çlirojë” trafikun në Kryeqytet

Nga Hamit Yzeiraj
Unaza e madhe, hapet plotësisht për qarkullim- Me gjatësi totale

Një ndër veprat instrukturore më të rëndësishme në Tiranë, Unaza e Madhe është e hapur plotësisht për qarkullimin e automjeteve. Të pranishëm në hapjen e kësaj vepre, ishin kryeministri Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

 

Balluku: Duke nisur që sot Unaza është e aksesushem, pjesa veriore është ndër më të rëndësishmet. Për shkak të shtëpive informale. Kemi vetëm disa momente që janë detajet e fundit që mbarojnë brenda janarit. Jemi në lotin 1 që hasëm shumë vështireësi. Kjo nyje do vazhdojë të zhvillohet. I gjithë mobilimi është urban. E nisëm inspektimin në këtë nyje sepse këtu ndohet dhe nyja e hekurudhës. Kemi hasur dhe shume spostime të pikave të tensionit të lartë. Bypass i Elbasinit është sida më e madhe për tu zgjidhur.

 

Unaza e Madhe një segment prej 29 km dhe me një gjerësi prej 28 m është një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme për Tiranën, duke lehtësuar trafikun në kryeqytet.

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...