Shqipëria Postuar më 8 Nëntor 2024, 11:03

Unaza e Madhe e Tiranës, buxhet edhe për vitin 2025 - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat

Nga SCAN TV

Unaza e Madhe e Tiranës, buxhet edhe për vitin 2025 - Zv/kryeministrja

Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise për vitin 2025. Zv/kryeministrja, njëherësh minister e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndër të tjera deklaroi:

“Unaza e Madhe e Tiranës po përfundon, pasi jemi në 2 muajt e fundit të punimeve, por duhet të mbulohet me buxhet edhe për vitin 2025. Është një rrugë interurbane, ndonëse është në parametrat e një autostrade, duke u pajisur me mbikalime që i përgjigjen nevojave të qytetit. Po kështu edhe për personat me aftësi të kufizuar, përfshirë ashensorët. 

Buxheti ofron mbështetje për rrugën e hyrjes së Shkodrës, kthesa e Bërdicës - Ura e Bahçallëkut.

Parashikohet buxhet për zgjerimin e rrugës së Ksamilit, së bashku me bypassin e Sarandës. Janë dy projekte që kanë lindur si nevojë për shkak të volumeve të shtuara të turistëve të huaj dhe shqiptarë në atë zonë. Duke patur parashysh trafikun e shtuar, jo vetëm Brenda qytetti të Sarandës kërkohen këto ndërhyrje. 

Projektet e reja që përfshihen në këtë projekt buxhet janë 2 projekte shumë të rëndësishme: Bypass-i Elbasanit dhe bypassi i Tiranës. Bypass-et kanë qenë gjithmonë të financuar me kredi dhe grante të BE-së. Në rastin e bypass-it të Elbasanit, duke qenë se e kemi pasur nën një kontratë me Cooperazione Italiana, e cila ka marrë shumë kohë pa dhënë asnjë rezultat. Nga ana tjetër është një shfaqje e përjavshme, jemi dëshmitarë të trafikut që shënohet pasditet e të premteve, në fund të autostradës Tiranë – Elbasan dhe të dielave në drejtimin Elbasan – Tiranë.

Është domosdoshëmri të ecet sa më shpejt me këtë projekt, duke i dhënë mundësi që trafiku prej lindjes të mos hyjë më brenda Elbasanit. Po ashtu, është një projekt në afërsi të MotoParkut.

Bypass- i Tiranë është një vepër shumë e rendësishme.

Aplikimi për bypassin e Tiranës është bërë shumë kohë më parë, që në 2016 dhe sigurisht ka kaluar disa faza nga ngjizja e projekti, në maturimin e tij. Por, jemi duke folur për një periudhë 8-vjeçare dhe duhet pasur parasysh që projektet humbin relevancën gjatë viteve që kalojnë sepse vetë ekonomia që dikton zhvillimin e infrastrukturës është zhvilluar në një mënyrë shumë të shpejtë.

Këtë paketë e kemi të kombinuar me një kredi të dhënë nga BERZH dhe Grant i BE. BERZH, për shkak të kohës së gjatë ka kërkuar rishikimin e çmimit. Duke rishikuar vetëm kredinë. Edhë në rastin e hekurhdës Vorë- Hani i Hotit rishikohet vetëm kredia duke lënë mënjanë sasinë e grantit. Ne na shtohet pesha e kredisë dhe sot kredidhënia nga BERZH apo BEI nuk është më si më parë, pasi nuk flitet më për kredi të buta. Barra është e shtuar edhe me interesa të larta. E kam shtruar edhe me delegacionit, pasi këto projekte duhet të rujanë në proporcion të drejtë edhe masën e grantit. Është proejkt që lidh autostradat që vijnë nga veriu, drejt Durrësit dhe aksesit të jugut të vendit”.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat