“Ulje financimi për ndryshimin e klimës” - Vendimi i Trump, Qirjo: Ngadalëson përpjekjet, por shumë faktorë të tjerë do i çojnë përpara
Tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Marrëveshja për Klimën, ngadalëson proceset globale, por gjithsesi janë një sërë faktorësh të tjerë që do të çojnë përpara përpjekjet drejt arritjes së objektivave të vendosur për frenimin e ndryshimeve klimatike.
Eksperti i mjedisit dhe klimës, Mihallaq Qirjo komenton për TV SCAN vendimin e presidentit Donald Trump, duke marrë në konsideratë se edhe Shqipëria ka firmosur Marrëveshjen e Parisit, si dhe ka ndërmarrë një sërë angazhimesh për uljen e emetimeve të CO2.
Megjithatë, SHBA do të vijojë të jetë pjesë e Marrëveshjes së Parisit për 4 vitet e ardhshme, si një detyrim i vendosur për shtetet që janë firmëtare.
Qirjo sjellë në vëmendje gjithashtu se edhe shumë shtete brenda SHBA-ve kanë një sërë politikash në drejtim të ndryshimeve klimatike, që nuk ndikohen nga vendimi i Trump.
Marrëveshja e Parisit është një traktat ndërkombëtar ligjërisht i detyrueshëm për ndryshimet klimatike nga vendet firmëtare. Për të arritur objektivat, u hartua Marrëveshja e Gjelbër Evropiane, që është strategji zhvillimi afatgjatë e vendeve të BE-së, e cila synon parandalimin e ndryshimeve klimatike, me qëllimin kryesor arritjen e neutralitetit të karbonit deri në vitin 2050.
Ndërkohë që, për arritjen e kësaj të fundit, vendet e rajonit përfshirë edhe Shqipërinë nënshkruan Deklaratën e Sofjes mbi Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Sondazh

Pensionet, kush përfiton nga njohja e viteve të punës? - Hado: Do ju njihen, atyre që dalin rishtazi, por dhe që kanë ankimuar
Janë rreth 40 mijë persona, që mbushin çdo vit moshën e daljes në pension. Me zyrtarizimin e ndryshimeve ligjore, këta persona nuk do ta kenë më të nevojshme......

Sanksione ndaj OJF-ve të përfshira në pastrim parash - Tatimet publikojnë udhëzuesit për mbrojtjen e tyre nga keqpërdorime të mundshme
Organizatat jofitimprurëse konsiderohen një sektor me potencial të lartë abuzimi, apo keqpërdorimi për qëllime të financimit të terrorizmit me ose pa dijeni......

Kërkesa për minerale kritike mund të ngadalësohet - Pas vendimit të Trump për të mos mbështetur automjetet elektrike
Rikthimi i objektivave të automjeteve elektrike nga presidenti i SHBA Donald Trump mund të ngadalësojë përkohësisht kërkesën për litium dhe minerale të tjera......

Mbi 303 MW energji diellore në 1 vit - 17 licenca të reja gjatë vitit 2024, sasia më e lartë e shënuar që nga 2018
Mbi 303 MW energji diellore u licencua përgjatë vitit 2024, vlera më e lartë e shënuar që nga nisja e licencimit të kompanive në aktivitetin e prodhimit të......

Cilat produkte shqiptare shkuan drejt tregjeve të “pazakonta”? Kuba, El Salvador dhe Kepi i Gjelbër shfaqin interes për to
Më herët “Scan Intel” ka analizuar tregjet e reja të Shqipërisë për vitin 2024, dhe konstatoi se diversifikimi i tregut të eksporteve arriti drejt vendeve......

Shefi i NATO-s ‘shumë i lumtur’ nga kërcënimi i Trump ndaj Rusisë!
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte përshëndeti paralajmërimin e presidentit të sapo inauguruar të SHBA-së, Donald Trump të mërkurën se Rusia mund......

Çfarë të ardhurash të tjera deklarohen në DIVA? - Përjashtohen nga tatimi 15 % pronat e dhuruara brenda familjes
Qytetarët shqiptarë janë të detyruar të deklarojnë përmes DIVA-s deri në 31 Mars, edhe çdo të ardhur tjetër mbi 50 mijë lekë që nuk i nënshtrohet tatimit......

Rekordet e Aeroportit të Rinasit në 2024 - 3 fluturime më shumë në 1 orë se në 2023, 75% nga kompanitë low-cost
Viti 2024 shënoi një rekord historik për transportin ajror në aeroportin e Rinasit, duke i kthyer linjat ajrore në qendër të aktivitetit ndërkombëtar të......