Shqipëria Postuar më 24 Mars 2025, 13:29

“Ulje e tatimit mbi pagat e “0” taksa për profesionet e lira - Berisha: “Made in Albania”, rritja e prodhimit vendas do rrisë punësimin dhe pagat

Nga Ola Mitre

“Ulje e tatimit mbi pagat e “0” taksa për profesionet e

Zero taksa për profesionet e lira dhe biznesin e vogël, ulje e tatimit mbi të ardhurat, reduktim i taksës së shitjes së pronës apo ulje e çmimit të karburanteve”. Këto janë disa nga pikat e programit ekonomik të Partisë Demokratike, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një konferencë për shtyp kryedemokrati Sali Berisha, foli ndër të tjra për shtyllën e dytë të quajtur “Made in Albania”, që ka në fokus prodhimin vendas e që sipas tij do të rrisë punësimin dhe pagat.

“Për këtë qëllim ne jemi të zotuar të garantojmë konkurrueshmëri të ndershme, me ligj dhe të sigurtë. Të garantojmë nivelin më të ulët të taksave në Europë. Të sigurojmë, derregullimin më të madh në interes të biznesit. Të sigurojmë klimën më miqësore dhe kjo jo me fjalë, por me vepra, ligje, vendime konkrete. Në këtë kuadër, do të zbatohet tatimi 10% mbi të ardhurat nga puna, duke përjashtuar 50 mijë lekët e para. Tatimi 10% mbi të ardhura të tjera, jo nga paga. Zero taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Tavani vjetor për tatim fitim, zero për biznesin e vogël, do të jetë 18 milionë lekë, apo 500 euro në ditë. Kufiri i përjashtimit nga TVSH do të jetë po ashtu në masën 18 mln lekë xhiro vjetore, apo 500 euro në ditë”, - tha ai.

Berisha premtoi uljen nga 15 në 2 % të taksës së shitje së pronës, teska do të krijohet kadastra fiskale për përcaktimin e çmimeve të referencës. Po ashtu, ai premtoi uljen e taksave të karburanteve, që ndikojnë në çmimin final të tyre.

“Bie taksa ‘Rama’ e karburantit dhe karburantet nuk do të shiten në Shqipëri me një çmim që ndryshon +-10% nga ai i Kosovës dhe Maqedonisë”, - tha Berisha.

Po ashtu, sipas kryedemokratit do të reduktohet 4 herë inspektimi nga inspektorë të ndryshëm në biznese, si dhe do të thjeshtohet legjislacioni fiskal, për të siguruar qëndrueshmëri të kodit dhe ligjeve fiskale. Paralelisht, në programin e sipërmarrjes janë disa kategori që do të kenë trajtim të veçantë, sikurse janë të rinjtë, gratë dhe diaspora.

Për të rinjtë deri në 25 vjeç parashikohet përjashtimi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për 12 muaj, për punësimin e parë. Sipas Berishës do të krijohen 4 zona të lira ekonomike, ndërsa për fermerët do të ketë mbështetje direkte e më konkretisht subvencionim për çdo njësi prodhimi, për çdo krerë bagëti e fidanë të mbjellë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat