“Ulje e tarifave të thirrjeve celulare dhe investim në 5G” - Kostot e terminimit, sipas metodologjisë së BE. Kuvendi, 11 rekomandime për AKEP
Ulje e tarifave të terminimit të thirrjeve dhe më shumë investime në rrjetin 5G. Kuvendi i Shqipërisë i ka rekomanduar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) që duke nisur nga ky vit e në vijim, të zbatojë metodologjinë e vendeve të BE-së për përcaktimin e tarifave të terminimit, pra në rastet kur një abonent i Vodafone telefonon një abonent të One, kompania Vodafone i paguan një tarifë kompanisë One dhe e anasjellta.
Me zbatimin e metodologjisë së BE, këto tarifa që paguhen midis kompanive celulare do të ulen. Zbutja e kostove të operatorëve pritet të përkthehet gjithashtu në ulje të tarifave për qytetarët.
Jo shumë kohë më parë, AKEP hodhi për këshillim publik edhe një dokument që parashikonte një reduktim me 57% të tarifave të terminimit të thirrjeve fikse nga 2025 në 2026. Aktualisht, tarifa është 0.7 lekë për minutë, në 2026 pritet të bëhet 0.3 lekë dhe 0.15 lekë për minutë, ndërsa në 2027 do të zbresë në 0.07 lekë për minutë.
Gjithashtu, Kuvendi i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të rrisë përpjekjet për promovimin e investimeve në rrjetet e shpejtësisë së lartë, përfshirë 5G, dhe konkurrencën efektive në treg, duke pasur në vëmendje mbrojtjen e qytetarëve dhe sigurimin e shërbimit universal të komunikimeve elektronike.
Së fundmi, iu hap rruga zbatimit të rrjetit 5G përmes lirimit të frekuencave të digital dividentit dy (DD2), ku përfshihet brezi i frekuencave nga 694 MHz në 790 MHz. Brezi 700 MHz, teknikisht është brezi më i mirë i frekuencave për ndërtimin e rrjeteve 5G, veçanërisht për shkak se frekuencat e këtij brezi realizojnë mbulim shumë të mirë me një numër të caktuar stacionesh (antenash).
Edhe për sa i përket cilësisë së shërbimeve në telefoninë celulare, Kuvendi i sugjeron AKEP që të rrisë monitorimin e cilësisë së shërbimit. Në zonat ku mbulimi me sinjal është i dobët, përfshirë akset rrugore të vendit dhe zonat turistike, AKEP duhet t'i kërkojë kompanive celulare që të vendosin stacione provizore ose optimizojnë antenat ekzistuese.

Regjistër digjital për bagëtitë në Shqipëri - Urdhri/ Rregulla të reja për regjistrimin dhe gjurmueshmërinë
Shqipëria do të ketë një regjistër digjital për kafshët që mbarështohen në territorin e vendit. Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë i botuar në Fletoren......

Përfundon rrjeti i ri 20 kV në Velipojë - Balluku: Garanton furnizim cilësor me energji elektrike
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se tashmë investimi për ndërtimin e rrjetit 20 kV në......

Franca pezullon reformën e pensioneve - Kryeministri Lecornu shtyn ligjin për të siguruar “mbijetesën” e qeverisë
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka propozuar pezullimin e planit të kontestuar për rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, në një......

Shqiptarët po blejnë më shumë makina të reja - Në 9 muaj janë regjistruar mbi 74 mijë mjete
Automotorizimi në Shqipëri vijon të rritet me ritme të larta. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë......

Tirana pret Forumin më të Madh të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, organizon të premten më 17 tetor Forumin më të Madh të Investimeve......

“Ekonomia amerikane, e qëndrueshme” - Kreu i Rezervës Federale: Por, tregu i punës mbetet i dobët
Kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Powell, deklaroi se ekonomia amerikane mund të jetë në një trajektore më të qëndrueshme sesa pritej, por......

Mjedisi i rajonit, nga planet në veprim - Ministrat e Ballkanit Perëndimor miratojnë Deklaratën e Dubrovnikut
Ministrat e Mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm nga Ballkani Perëndimor (BP) miratuan deklaratën e Dubrovnikut në Takimin e Dytë Ministror për Agjendën e......

FMN, “optimiste” për të ardhmen - Rrit parashikim për ekonominë globale, për shkak të tarifave më të ulëta
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rriti lehtë parashikimin për rritjen ekonomike globale në vitin 2025, pasi tronditjet nga tarifat dhe kushtet financiare......