Ulja e çmimit të energjisë - Zbardhet relacioni, “pesha” e kostove do mbahet nga KESH
Ulja e çmimit për abonentët familjarë që konsumojnë deri në 700 kWh energji elektrike në muaj u argumentua me përmirësimin e situatës financiare të kompanive publike të sektorit elektroenergjetik, teksa peshën më të madhe në drejtim të të ardhurave duket se do e mbajë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.
TV SCAN zbardh relacionin e përgatitur nga Enti Rregullator i Energjisë, ku jepen përllogaritjet që sollën rishikimin e tarifave. Sipas dokumentit, KESH ka ulur çmimin me të cilin do i shesë energjinë OSHEE-së për të furnizuar klientët e shërbimit universal, nga 2.6 lekë/kWh që ishte aktualisht, në 2.34 lekë/kWh. Kjo lëvizje sjell rrjedhimisht ulje të kostove të blerjes së energjisë për OSHEE-në, por më pak të ardhura për KESH-in.
Po ashtu, në relacion thuhet se vlerësimet në lidhje me kostot e përcaktimit të çmimeve të shitjes me pakicë për klientët e shërbimit universal për vitin 2025 janë mbështetur në supozimet që të gjithë klientët në tensionin 10 kV do të furnizohen në tregun e lirë. Në total janë 2600 biznese të lidhur në këtë tension që janë njoftuar të zgjedhin furnizuesin e tyre, duke u shkëputur nga tarifat e rregulluara.
Ndërkaq, vlerësohet se të ardhurat e kërkuara nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group për vitin 2025 rezultojnë në vlerën 50.163 milion lekë dhe tarifat e reja mundëosjnë sigurimin e tyre për funksionin e shoqërisë.
Sipas tarifave të reja familjet që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj do ta paguajnë energjinë me 8.5 lekë/kWh, pa TVSH. Ndërkohë që, për familjet me konsum nga 701 kWh në muaj e më tej nuk ka asnjë ndryshim, pasi çmimi do të vijojë të jetë 9.5 lekë/kWh, pa TVSH. Nga ndryshimi i skemës së tarifimit përfitojnë familjet që aktualisht kanë fatura energjie deri në 8 mijë lekë në muaj.
Sondazh

Prezantohet programi i ri për zhvillimin e pronave publike
Edi Rama: Nisur nga eksperiencat e Italisë dhe Spanjës që prej shumë e shumë vitesh kanë ngritur struktura të ngjashme me strukturën e korporatës Shqiptare......

Sa mbulohen dëmet nga kompanitë e sigurimit? - AMF: Numri rekord i aksidenteve rriti pagesat me 25.7%
Kompanitë e sigurimit kanë paguar gjithsej 7.7 miliardë lekë dëme në periudhën janar-nëntor 2024, ku pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket......

Energjia bërthamore, Rusia zgjeron dominimin - Mbi 10 impiante të reja do të ndërtohen jashtë territorit rus
Rusia po ndërton më shumë se 10 impiante bërthamore në shtete të tjera për të rritur ndikimin e saj global. Ndërkohë, qeveritë perëndimore po kërkojnë......

'Transformim epokal i sektorit energjitik që prej 2013’ - Rama: Ulja e parë në 35 vjet e çmimit për konsumatorët familjarë
Kjo është ulja e parë e tarifës së energjisë në 35 vitet e fundit, prej së cilës përfitojnë 1 milion konsumatorë. Ky është mesazhi që ka përcjellë......

Pensionet me Italinë, miratohet projektligji nga Dhoma e Deputetëve
Projektligji C.1916, për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë, është miratuar sot nga Dhoma e Deputetëve. Ky hap është rezultat i......

Çmimi i energjisë, Rama: Ulja e vetme në Europë, nuk është elektorale
Komenteve në rrjtete sociale, Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur nëpërmjet një videoje në këto platforma, ku shpjegon arsyen e uljes së çmimit të......

Blerja e automjeteve, në diskutim rregulla të reja importi-Progni: Preferohen makinat e prodhuara pas vitit 2009
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur diskutimin për të mos lejuar importin e automjeteve më të vjetra se Euro 5. Këtë e ka......

Vota e diasporës në zgjedhjet e majit - Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët që jetojnë jashtë vendit
Teksa shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, koha e pajisjes me dokumente identifikimi......