Shqipëria Postuar më 4 Nëntor 2024, 13:49

Ulja e çmimit të energjisë për pensionistët - Alternativat e ndjekura nga qeveria përmes kompensimit

Nga Ola Mitre

Ulja e çmimit të energjisë për pensionistët -

Teksa kryeministri Edi Rama ka premtuar uljen e çmimit të energjisë për pensionistët, TV SCAN sjell në vëmendje alternativat e ndjekura deri më tani për të lehtësuar faturat për këtë kategori qytetarësh.

Duke marrë në konsideratë se miratimi i një çmimi të diferencuar nga ana e Entit Rregullator të Energjisë nuk lejohet nga legjislacioni në fuqi, aktualisht janë në fuqi 2 skema kompensimi me një total prej 1288 lekë, që janë pjesë përbërëse e masës së pensionit.

Kjo vlerë përfshin masën e kompensimit prej 648 lekë, pas heqjes së fashës mbrojtëse prej 300 kWh/muaj në vitin 2014, si dhe vlerën prej 640 lekë që është vendosur më herët nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike.

Aktualisht, kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike në masën 640 lekë, e përfitojnë të gjitha kategoritë e pensioneve, për nivelin e konsumit 200 kWh.

Pensionistët që përfitojnë këtë kompensim duhet të jenë kryefamiljarë, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror, dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat apo kryefamiljarë, që jetojnë të vetëm ose kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura.

Ndërkohë, kompensimi prej 648 lekë përfitohet nga pensionistët që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar, jetojnë vetëm, ose kanë fëmijë në ngarkim pa të ardhura.

 

Sondazh

Poll
Leader 4 Nëntor Klegia Troksi

Leader

E shtunë, 18:00

Ekopuls 4 Nëntor Fatos Çoçoli

Ekopuls

E mërkurë, 20:00

GDP 4 Nëntor Alida Lula

GDP

E martë, 21:00

Box to Box 4 Nëntor Ada Hazizolli

Box to Box

Nga e hëna në të premte, 16:00-17:00

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat