Shqipëria Postuar më 14 Mars 2025, 15:31

Ulja e çmimit të energjisë, 200 mln lekë kursim - OSHEE: Nga tarifimi me 8.5 lekë/kWh përfituan 1.7 mln abonentë

Nga SCAN TV

Ulja e çmimit të energjisë, 200 mln lekë kursim - OSHEE:

1.7 mln abonentë kanë përfituar nga ulja e çmimit të energjisë elektrike, teksa vlera e kursyer për faturën e muajit shkurt është 200 mln lekë”. Të dhënat bëhen me dije nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pas nisjes së aplikimit të skemës së re të tarifimit.

Çmimet e reja të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë hynë në fuqi në datën 1 shkurt, teksa ulja e tarifave u reflektua te fatuarat që u paguan në muajin mars.

Sipas tarifave të reja familjet që konsumojnë  deri në 700 kWh në muaj do ta paguajnë energjinë me 8.5 lekë/kWh, pa TVSH. Ndërkohë që, për familjet me konsum nga 701 kWh në muaj e më tej nuk ka asnjë ndryshim, pasi çmimi do të vijojë të jetë 9.5 lekë/kWh, pa TVSH.

Sipas përllogaritjeve, nga skema e re e tarifimit përfitojnë familjet që aktualisht kanë fatura energjie deri në 8 mijë lekë në muaj, të cilët për të njëjtën sasi energjie të konsumuar paguajnë rreth 10.5% më pak.

OSHEE e konsideroi sfidë faturimi mujor, në mënyrë që qytetarët të mos penalizohen, në rast të leximit të vonuar dhe kalimit të pragut prej 700 kWh dhe për garantimin e leximit korrekt u shtuan 120 lexues të rinj, duke e çuar në 1000 numrin e punonjësve të leximit të energjisë elektrike në terren.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat