Shqipëria Postuar më 8 Janar 2025, 11:19

Ulet çmimi i energjisë për familjarët - ERE: 8,5 lekë/kWh pa TVSH për konsumin deri 700 kWh, 9,5 lekë/kWh mbi 700 kWh

Nga SCAN TV

Ulet çmimi i energjisë për familjarët - ERE: 8,5

Pak minuta më parë Enti Rregullator vendosi të ulë çmimin e energjisë për familjarët.

Sipas këtij vendimi, duke nisur nga 1 shkurti, kush konsumon deri në 700 kilovatorë në muaj do e paguajë me çmimin 8,5 lekë pa TVSH, nga 9,5 lekë që është aktualisht.

Ndërsa, familjet që konsumojnë 701 kilovatorë e sipër do ta paguajnë energjinë me një çmim prej 9,5 lekë për kilovatorë.

Ndërkohë, pritet që në ambjentet e OSHEE, Kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku të zhvillojnë konferencë për mediat për çmimin e ri të energjisë elektrike.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat