Ulet çmimi i energjisë për 880 mijë familje - Skema e re për konsumin deri 700 kWh/muaj. Preken ata që paguajnë deri 8 mijë lekë/muaj
Duke filluar nga data 1 shkurt, të gjitha familjet që aktualisht paguajnë një faturë mujore për energjinë elektrike jo më të lartë se 8 mijë lekë do të përfitojnë nga ulja e çmimit të energjisë. Enti Rregullator i Energjisë miratoi tarifat e reja, duke përcaktuar se konsumi deri në 700 kWh/muaj do të paguhet me 8.5 lekë/kWh, pa TVSH apo 10.2 lekë/kWh, me TVSH.
Aktualisht, familjet e paguanin energjinë me 9.5 lekë/kWh, pa TVSH, çka do të thotë se ulja shkon në rreth 11%. Ndërkohë që, skema e faturimit nuk ndryshon për familjet që konsumojnë mbi 700 kWh/muaj, të cilat do të vijojnë ta pagujnë të gjithë energjinë e konsumuar me çmimin aktual.
“Konsumatorët familjarë që konumojnë 701 kWh në muaj e më tej për gjithë sasinë e konsumuar, duke filluar nga kilovati i parë çmimi i energjisë aktive do të jetë 9.5 lekë/kWh”, - tha Romir Pajenga nga Enti Rregullator i Energjisë.
Sipas kreut të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti nga ulja e çmimit të energjisë përfitojnë rreth 80% e abonentëve familjarë.
“Pjesa e kategorisë së konsumatorëve që shkojnë deri në 700 kWh/muaj është gati 80%, që përfaqëson një sasi relativisht të madhe të konsumatorëve, pra mbulon pjesën më të madhe të konsumatorëve familjarë”, - tha Ahmeti.
Aktualisht numërohen rreth 1.1 mln abonentë familjarë, çka do të thotë se numri i familjeve përfituese shkon në rreth 880 mijë. Ndërkohë që, aplikimi i skemës së re të tarifimit mund të sjellë një zgjerim të këtij numri, për shkak të nxitjes për kursim.
“Kjo bën që edhe pjesa tjetër e konsumatorëve të përdorë më me eficiencë energjisë elektrike, në mënyrë që mund të futen brenda këtij lloj konsumit që do të trajtohet me çmim të diferencuar”, - tha Ahmeti.
Për kategoritë e tjera të abonentëve, sikurse janë bizneset, furrat e bukës apo institucionet buxhetore dhe jo buxhetore, çmimi i energjisë mbetet i pandyshuar.
Sondazh

Si ndryshuan të ardhurat e punës jashtë vendit në 5 vite?/ Rritje rekord në vitin 2024, 3 herë më shumë se gjatë pandemisë
Të ardhurat nga puna jashtë vendit përbëjnë një komponent të rëndësishëm për ekonomitë e shumë vendeve. Emigrimi për qëllime punësimi është shndërruar në një......

Sa alkool konsumojnë shqiptarët në vit? Jemi ndër të fundit në Europë dhe të parafundit në rajon
Konsumi i alkoolit është një çështje e rëndësishme shëndetësore dhe sociale në shumë vende, përfshirë Shqipërinë. Ndërsa normat dhe zakonet e konsumit të......

Gripi i shpendëve/ Çfarë duhet të bëjnë konsumatorët? - Vrapi: Ja elementët që duhet të kontrolloni, mos blini në tregje informale
Gjatë muajve të fundit janë shfaqur raste të ndryshme të gripit të shpendëve si dhe të sëmundjes së murtajës afrikane tek derrat. Por pavarësisht se......

Bie çmimi global i sheqerit - Por, indeksi botëror i ushqimeve mbetet më i lartë se në 2023
Çmimet botërore të ushqimeve kanë pësuar një rënie të lehtë në dhjetor në krahasim me vlerat e nëntorit, por janë ende në nivele të larta, njoftoi Organizata......

Ulja e çmimit të energjisë për familjarët- Balluku: Performanca e sektorit dhe rënia e humbjeve, ndikuan në vendim
Gjatë konferencës për mediat, zv/kryeministrja Belinda Balluku reshtoi disa nga faktorët që çuan në uljen e çmimit të energjisë për familjarët.“Shkaku kryesor......

Ulja e çmimit të energjisë për familjarët - Rama dhe Balluku, në konferencë për mediat
Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama u shpreh se ulja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë është e para në 35 vite. Sipas tij,......

Fluturime direkte mes Shqipërisë dhe Izraelit - Rama: Lajm fantastik për forcimin e lidhjeve të dy vendeve
Së shpejti pritet të nisin fluturimet direkte ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit. Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, duke ju referuar......

Gjermani, 60% e energjisë nga burimet e gjelbra - Era udhëheq prodhimin me 26%, karburantet fosile pësojnë rënie
Gjenerimi i energjisë në Gjermani kaloi një moment historik të gjelbër në vitin 2024, me burimet e rinovueshme që përbëjnë mbi 59 për qind të prodhimit të......