Shqipëria Postuar më 5 Prill 2026, 10:23

Ulet akciza e naftës me 20% mbi pragun 220 lekë - Rama: Masa për të mbrojtur konsumatorët

Nga Diamila Leka

Ulet akciza e naftës me 20% mbi pragun 220 lekë - Rama: Masa për

Qeveria ka miratuar aktin normativ për uljen e akcizës së naftës, një masë që hyn në fuqi automatikisht kur çmimi i karburanteve kalon nivelet e përcaktuara.

Sipas kryeministrit Rama, akciza e naftës do të ulet me 20% në momentin që çmimi i saj tejkalon 220 lekë për litër, ndërsa për benzinën pragu është 200 lekë për litër.

Rama theksoi se kjo ndërhyrje synon amortizimin e goditjes nga tregjet ndërkombëtare, duke mbrojtur konsumatorët pa cenuar stabilitetin e financave publike.

Në të njëjtën kohë, Bordi i Transparencës do të vijojë të monitorojë tregun dhe të garantojë reflektimin korrekt të çmimeve, ndërsa paralajmërohen masa të ashpra ndaj abuzuesve në tregun e karburanteve

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat