Shqipëria Postuar më 9 Qershor 2025, 14:14

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 79.33 mld lekë

Nga Ola Mitre

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të

Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë 4 muajve të parë të vitit 2025, në raport me dhjetorin 2024.

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit prill 2025 arriti në 79.33 mld lekë, nga 80.43 mld lekë që ishte në fund të vitit 2024.

Kjo ulje e borxheve totale vjen si pasojë e uljes së detyrimeve të papaguara, nga bizneset, familjarët dhe institucionet shtetërore, që janë 3 kategoritë që kanë regjistruar ulje të detyrimeve gjatë 4-mujorit. Ndërkohë që stoku i borxhit për klientët jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellësit shënoi rritje.

Kështu, për kategorinë e bizneseve borxhi u ul në 9.64 mld lekë, nga 10.34 mld lekë që ishte në fund të vitit 2024. Stoku i detyrimeve të prapambetura për familjarët u ul në 44.67 mld lekë, nga 45.48 mld lekë, ndërsa për institucionet shtetërore niveli i faturave të papaguara të energjisë në fund të prillit 2025 arriti në 5.03 mld lekë, nga 5.05 mld lekë që ishte përpara 4 muajve.

Sa i takon kategorisë së jobuxhetorëve, detyrimet e prapambetura arritën në 19.98 mld lekë në fund të 4-mujorit të parë 2025, nga 19.55 mld lekë që ishin në fund të dhjetorit 2024.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat