Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 79.33 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë 4 muajve të parë të vitit 2025, në raport me dhjetorin 2024.
Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit prill 2025 arriti në 79.33 mld lekë, nga 80.43 mld lekë që ishte në fund të vitit 2024.
Kjo ulje e borxheve totale vjen si pasojë e uljes së detyrimeve të papaguara, nga bizneset, familjarët dhe institucionet shtetërore, që janë 3 kategoritë që kanë regjistruar ulje të detyrimeve gjatë 4-mujorit. Ndërkohë që stoku i borxhit për klientët jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellësit shënoi rritje.
Kështu, për kategorinë e bizneseve borxhi u ul në 9.64 mld lekë, nga 10.34 mld lekë që ishte në fund të vitit 2024. Stoku i detyrimeve të prapambetura për familjarët u ul në 44.67 mld lekë, nga 45.48 mld lekë, ndërsa për institucionet shtetërore niveli i faturave të papaguara të energjisë në fund të prillit 2025 arriti në 5.03 mld lekë, nga 5.05 mld lekë që ishte përpara 4 muajve.
Sa i takon kategorisë së jobuxhetorëve, detyrimet e prapambetura arritën në 19.98 mld lekë në fund të 4-mujorit të parë 2025, nga 19.55 mld lekë që ishin në fund të dhjetorit 2024.

Gati 3 në 5 persona që vizitojnë Shqipërinë hyjnë nga toka/ Transporti ajror gjithashtu shumë i preferuar, “braktisen” rrugët detare
Vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një ndër destinacionet më të preferuara në rajon, duke përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve,......

Andorra zgjedh ekoturizmin - Mikroshteti forcon mbrojtjen mjedisore për të nxitur ekonominë
Kombi i vogël malor i Andorrës po rrit përpjekjet për të mbrojtur mjedisin. Në të njëjtën kohë, mikroshteti synon rritjen ekonomike që varet shumë nga......

Po vijnë më shumë, apo më pak turistë? Çfarë tregojnë shifrat e 2025-ës? Sfida e numrit “zëvëndësohet” me cilësinë
Në katër muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria ka pritur mbi 2.4 milionë shtetas të huaj. Në vlerë absolute shifra është më e lartë se çdo vit më parë për......

Tarifat “peshojnë” mbi ekonominë gjermane - Tkurren eksportet dhe prodhimi industrial në muajin prill
Prodhimi industrial dhe eksportet e Gjermanisë pësuan rënie në muajin prill pas një rritjeje të kohëve të fundit në tremujorin e parë. Ky ndryshim tregon se......

“Çmimet e postës duhet të ndryshohen” - AKEP: Tarifat nuk janë rishikuar që prej 2002. “Ngërçi”, te dërgesat jashtë Shqipërisë
Tarifat e Postës Shqiptare për shpërndarjen e objekteve brenda vendit janë disa herë më të ulëta krahasuar me tarifat në vendet e tjera të rajonit dhe......

Hekurudha Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport - Lidhet kontrata 94.57 mln lekë për projektin e rehabilitimit dhe ndërtimin e degës së re
Hekurudha Shqiptare ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese për projektimin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Rrogozhinë–Vlorë dhe ndërtimin e një......

Cili vend në Europë jep më shumë nënshtetësi?
Italianët kanë votuar gjatë dy ditëve të fundit nëse do të ulin kërkesat e qëndrimit për shtetësi për emigrantët jo-BE nga 10 vjet në pesë, por dezinformata......

Rënie e fortë e Dollarit amerikan – Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke pësuar gjatë fundjavës një rënie të fortë të vlerës duke u blerë sot mëngjes me 84.8 lekë dhe duke u......