Shqipëria Postuar më 24 Shkurt 2025, 11:38

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 80.43 mld lekë

Nga Ola Mitre

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE  Stoku i detyrimeve të

Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë vitit 2024, në raport me vitin 2023.

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit dhjetor 2024 arriti në 80.43 mld lekë, nga 80.89 mld lekë që ishte në fund të vitit 2023.

Kjo ulje e borxheve totale vjen si pasojë e uljes së detyrimeve të papaguara, nga bizneset, që janë kategoria e vetme që ka regjistruar ulje të detyrimeve gjatë vitit 2024. Ndërkohë që stoku i borxhit për konsumatorët familjarë, institucionet shtetërore dhe klientëve jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellësit shënoi rritje.

Kështu, për kategorinë e bizneseve borxhi u ul në 10.34 mld lekë, nga 11.69 mld lekë që ishte në fund të vitit 2023.

Ndërkohë që, stoku i detyrimeve të prapambetura për familjarët u rrit në 45.48 mld lekë, nga 45.40 mld lekë, ndërsa për institucionet shtetërore niveli i faturave të papaguara të energjisë në fund të dhjetorit 2024 arriti në 5.05 mld lekë, nga 4.83 mld lekë që ishte 1 vit më parë.

Sa i takon kategorisë së jobuxhetorëve, detyrimet e prapambetura arritën në 19.54 mld lekë në fund të 2024-ës, nga 18.96 mld lekë që ishin në fund të vitit 2023.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 24 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 93.8 lekë dhe është shitur me 95 lekë duke humbur pikë nga java që lamë pas sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat