Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 78.55 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë 10-mujorit të parë këtij viti, në raport me dhjetorin e vitit 2023.
Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit tetor arriti në 78.55 mld lekë, nga 80.89 mld lekë që ishte në fund të vitit 2023.
Kjo ulje e borxheve totale vjen si pasojë e uljes së detyrimeve të papaguara, kryesisht nga klientët familjarë dhe biznese. Ndërkohë që stoku i borxhit për institucionet shtetërore, si dhe i klientëve jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellësit shënoi rritje.
Kështu, stoku i detyrimeve të prapambetura për familjarët u ul në 43.8 mld lekë, nga 45.4 mld lekë, ndërkohë që për kategorinë e bizneseve borxhi u ul në 10.09 mld lekë, nga 11.69 mld lekë që ishte në fund të vitit që shkoi.
Ndërkaq, për institucionet shtetërore niveli i faturave të papaguara të energjisë në fund të tetorit arriti në 4.91 mld lekë, nga 4.83 mld lekë që ishte 10 muaj më parë. Sa i takon kategorisë së jobuxhetorëve, detyrimet e prapambetura arritën në 19.72 mld lekë në fund të tetorit, nga 18.96 mld lekë që ishin ne fund të vitit 2023.
Sondazh

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit - Hapet tenderi, vlera e investimit përllogaritet në 368 mln euro
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për ndërtimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit. Kompanitë e interesuara do të mund të dorëzojnë......

“BE, fonde qindra miliarda euro brenda një viti” - Komisioneri i mbrojtjes thekson nevojën për investime në sektorin ushtarak
Evropa duhet të gjejë mënyrën brenda vitit të ardhshëm për të financuar qindra miliarda euro shpenzime shtesë ushtarake për t'u mbrojtur kundër çdo sulmi nga......

Kërkesa për kredi, më e lartë se mesatarja rajonale/ Raporti i BEI: Rritja e huadhënies në Shqipëri shtrëngoi kushtet e ofertës së bankave
Rezultatet e anketës së Huadhënies për Europën Qëndrore, Lindore dhe Juglindore publikuar nga Banka Europiane e Investimeve (BEI) tregojnë se në gjashtë......

Fondet e investimit, në ditët më të mira - AMF: Rritet me 11.8% numri i anëtarëve. Vlera neto e aseteve arrin në 55 mld lekë
Numri i anëtarëve në fondet e investimeve ka pësuar një rritje me 11.8% në krahasim me vitin e kaluar. Konkretisht, deri në shtator të këtij viti numërohen......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 93.7 lekë sipas kursit të......

Vendosen çmimet e reja të banesave në treg - Rishikohet bregdeti! Cilat bashki kanë rritjen më të lartë?
Qeveria ka miratuar çmimet e reja mesatare të shit-blerjes së banesave në treg, sipas zonave kadastrale për 61 bashkitë në vend, të cilat rezultojnë me......

Greqia eksporton 1/3 e energjisë në vendet fqinje - Deri në 2GW, ndërsa qeveria përballet me rritje të çmimeve
Greqia është bërë një eksportuese neto e energjisë elektrike, duke siguruar deri në një të tretën e prodhimit ditor për vendet fqinje. Sipas Ministrisë së......

Rumanisë dhe Bullgarisë i jepet anëtarësim i plotë në Shengen, por me një paralajmërim!
Udhëtimi i përbashkët i Rumanisë dhe Bullgarisë për t'u bashkuar me Zonën Shengen pa pasaporta përfundoi të enjten në mëngjes pasi ministrat e brendshëm nga......