Uji pa të ardhura bie në 61% - ERRU: Treguesi u përmirësua me 3.7%, por mbetet ende sfidë
Niveli i ujit pa të ardhura zbriti në 61%, nga 64.7% që ishte një vit më parë, duke reflektuar një tendencë përmirësimi me 3.7% gjatë vitit 2024. Por, sipas Entit Rregullator të Ujit, pavarësisht përmirësimit, ky tregues mbetet një nga më problematikët për shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve në vend, duke ndikuar si në cilësinë e shërbimit për konsumatorët, ashtu edhe në qëndrueshmërinë financiare të tyre.
Sipas të dhënave zyrtare, nga 17 shoqëritë që ofrojnë shërbimin e furnizimit me ujë, vetëm 1 shoqëri ka arritur të performojë nën kufirin 30%, që konsiderohet tregues i mirë, ndërsa 5 shoqëri u renditën brenda kufirit 30-50%. 11 shoqëritë e tjera, vazhdojnë të qëndrojnë mbi kufirin 50%, duke dëshmuar performancë të dobët.
Paralelisht, sipas ERRU-së, matja e ujit të prodhuar vijon të mbetet një pikë e dobët për shoqëritë rajonale, pasi shumë prej tyre nuk kanë ende të instaluar matësa në pikat kyçe të rrjetit. Kjo pasaktësi çon në raportime jo të plota dhe vështirëson evidentimin real të humbjeve.
Raporti thekson se vetëm 40% e ujit të prodhuar arrin të faturohet, ndërsa pjesa tjetër humbet për shkaqe teknike dhe administrative.
ERRU sugjeron që fokusi kryesor për vitet në vijim duhet të jetë pajisja e të gjitha burimeve të shfrytëzueshme me ujëmatësa, rritja e transparencës në raportim dhe forcimi i kontrolleve ndaj lidhjeve të paligjshme.

Shtrëngohen masat për ndërtimet pa leje - Rastet e shkeljeve/ Nga gjobat, tek dënimi penal dhe konfiskimi i ndërtesave
Kodi i Ri Penal parashikon ashpërsim të masave sa i takon shpërdorimit të tokës dhe ndërtimeve të paligjshme. Konkretisht, në nenin 585 thuhet se “Pushtimi......

Dollari e nis javën negativisht – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pas rritjes së lehtë por të vazhdueshme që regjistroi javës që shoi teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5......

Trump anulon 5 miliardë USD ndihmë të huaj - “Anashkalon” Kongresin dhe ndërpret fondet për 15 programe ndërkombëtare
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një veprim të njëanshëm për të anuluar 4.9 miliardë dollarë ndihmë të huaj të autorizuar nga Kongresi, duke......

Kina dhe Rusia diskutojnë krijimin e një rendi të ri global - Liderët kritikojnë sistemin perëndimor, propozojnë qasje më të balancuara
Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje liderëve të një samiti rajonal që të shfrytëzojnë "tregun e tyre me përmasa gjigante". Po ashtu, presidenti rus......

“Rënia e çdo qeverie në eurozonë do të ishte shqetësuese” - Presidentja e BQE paralajmëron për pasojat në ekonominë franceze
Franca nuk ndodhet aktualisht në një situatë që do të kërkonte ndërhyrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), por çdo rrezik për rënien e një qeverie brenda......

Bizneset greke dyfishojnë përdorimin e “IA” - Por, mbeten pas në krahasim me mesataren evropiane
Bizneset greke po i marrin gjithnjë e më seriozisht mjetet e inteligjencës artificiale, megjithëse ende kanë rrugë për të bërë sa i përket automatizimit të......

Emigrantët dërguan më shumë para’ në Kosovë - 654 milionë euro remitanca në gjysmën e parë të vitit
Emigrantët kanë dërguar më shumë para’ pranë familjeve të tyre në Kosovë gjatë gjysmës së parë të vitit. Referuar të dhënave të Bankës Qendrore, remitancat......

Shqipëria përfshihet nga moti i keq/ Apeli i Policisë së Shtetit për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve
Pothuajse i gjithë vendi është përfshirë në orët e mesditës nga moti i keq i shoqëruar nga stuhia dhe rreshje të dendura shiu. Nisur nga kjo situatë, Policia......