Udhëtoni drejt Shqipërisë? - Dogana shqiptare informon mbi rregullat dhe kufijtë për mallrat personale!
Dogana shqiptare ka informuar sot përmes rrjeteve sociale se udhëtarët që hyjnë në territorin shqiptar mund të sjellin me vete mallra për përdorim vetjak ose në formë dhurate, pa detyrime doganore, duke respektuar kufijtë e përcaktuar në legjislacionin doganor në fuqi.
Sipas informacionit të publikuar vlera maksimale e mallrave që mund të përfitojnë nga përjashtimi doganor është 300 euro për udhëtarët që vijnë nëpërmjet rrugëve tokësore, 430 euro për ata që udhëtojnë me rrugë ajrore apo detare dhe 150 euro për udhëtarët nën moshën 15 vjeç.
DSH bën me dije se në kuadër të mallrave të lejuara për konsum personal pa taksa doganore përfshihen edhe sasi të kufizuara të produkteve si duhani dhe pijet alkoolike.
Konkretisht, udhëtarët mund të sjellin deri në 200 cigare, ose 100 cigarillo, ose 50 puro, ose 250 gramë duhan.
Për pijet alkoolike, lejohet të sillet një litër pije me përqindje alkooli më shumë se 22% ose dy litra pije me përqindje më të ulët se 22%, përveç dy litrave verë pa gaz dhe deri në dhjetë litra birrë.
Gjithashtu, mund lejohen deri në tre kilogramë kafe për përdorim personal.
Megjithatë, udhëtarët nën moshën 17 vjeç, nuk përfitojnë nga përjashtimet që lidhen me alkoolin dhe duhanin.
Në rastet kur udhëtarët sjellin mallra që e tejkalojnë kufirin e lejuar, është e detyrueshme që ato të deklarohen pranë autoriteteve doganore.
Për mallrat që nuk kanë karakter tregtar, zbatohet një procedurë e thjeshtuar deklarimi.
Autoritetet doganore kanë të drejtën të kontrollojnë bagazhet dhe mallrat e udhëtarëve në çdo moment, për të verifikuar përputhshmërinë me ligjin dhe për të parandaluar futjen e paligjshme të mallrave në territorin shqiptar.
Këto masa janë vendosur për të siguruar një administrim të drejtë të kufijve dhe për të lehtësuar qarkullimin e udhëtarëve që respektojnë rregullat.

Polonia planifikon skemën “pa taksa” - Synon të tërheqë rreth 24 miliardë euro investime nga familjet
Polonia planifikon një skemë të re të përjashtuar nga taksat për të nxitur investimet nga familjet, të cilat mund të tërheqin rreth 24 miliardë euro ose 2.5%......

SHBA ndalon financimin e vaksinave - Ndërpriten 500 milionë dollarë fonde për projektet me teknologjinë mRNA
Sekretari i Shëndetësisë i Shteteve të Bashkuara, Robert F. Kennedy Jr., njoftoi planet për të anuluar 500 milionë dollarë në projekte vaksinash. Në një......

Situata e zjarreve gjatë orëve të fundit/ AKMC: 25 vatra në të gjithë vendin, 1 ende aktive!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive. Vatra......

AMA bashkëpunim me platformën X/ Krasniqi: Një mjedis i pastër digjital, prioriteti ynë!
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një rekord të ri bashkëpunimi me një nga platformat më të mëdha online këtë e bëri me dije sot kryetarja e......

Deri në 5 milionë lekë për mekanikë bujqësore - Financim 50% të vlerës totale të faturave tatimore!
Sipas Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, vitin e kaluar kërkesat më të larta për financim përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, ishin për blerjen......

Rritje e aktivitetit ekonomik/ Malaj: 90,5 miliardë lekë në gjysmën e parë të vitit!
Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur se, xhiroja totale e raportuar nga subjektet ekonomike në periudhën janar-qershor të këtij viti është rritur......

Linjë hekurudhore Sukth-porti i ri i Durrësit - Tender për projektimin, duhet të lejojnë operimin e trenave të mallrave në rrjetin e BE
Autoriteti Portual Durrës synon të ndërtojë një linjë hekurudhore për transportin e mallrave, duke lidhur portin e ri tregtar në Porto Romano me stacionin......

Dollari amerikan vijon paqëndrueshmërinë – Forcohen valutat e tjera!
Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë të mërkurë në zbritje duke humbur pikë sërish nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe është......