Shqipëria Postuar më 26 Shkurt 2026, 23:08

U zgjodh Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari “rikthehet në shtëpi”

Nga SCAN TV

U zgjodh Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari “rikthehet

I sapo zgjedhur ministër i brendshëm, Besfort Lamallari është më i ambjentuari me detyrën e re që po merr. Kjo për faktin se Lamallari ka shërbyer si Zëvendësministër i Brendshëm që nga 9 Tetori 2017, deri kur pak muaj më parë mori postin e ministrit të drejtësisë. Lamallari ka lindur më 18 korrik 1987, në Peshkopi, Dibër.Ai ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 2009. Në 2013 është diplomuar në Universitetin e Oksfordit në programin Master shkencor për Kriminologji dhe Drejtësi Penale. Më herët ka ndjekur studimet pas-universitare në Itali LL.M “Bashkëpunimi Ndërkombëtar kundër Krimit të Organizuar Transnacional”. Ai është trajnuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP), si dhe Akademia e Studimeve Politike – Program i Këshillit të Europës. Z. Lamallari vjen nga një eksperiencë intensive kërkimore shkencore, nga e cila spikat roli i tij si hulumtues i pavarur dhe autor i një sërë studimesh në fushën e krimit të organizuar, radikalizmit dhe terrorizmit. Njëkohësisht, ai ka punuar si konsulent i jashtëm për organizma ndërkombëtare, përfshi Këshillin e Europës, OSBE-në, Projektin e BE-së IPA 2010 për “Zhvillimin e Burimeve Njerëzore”, etj.Gjatë kohës së shërbimit si zv ministër i Brendshëm ai e ka përfaqësuar institucionin në takimet dhe komunikimet me UNODC, Europol, Qendrën Europiane për Monitorimin e Drogave dhe Narkomanisë (EMCDDA), FRONTEX dhe Kolegjin e Policisë Europiane (CEPOL).

Flet rrjedhshëm anglisht dhe njeh gjuhën frënge e atë italiane.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat