Shqipëria Postuar më 21 Shkurt 2025, 15:53

U porositën më shumë veshje dhe ushqime - Blerjet online, larg mesatares europiane. Lahi: Shkak informaliteti

Nga Hamit Yzeiraj

U porositën më shumë veshje dhe ushqime - Blerjet online, larg

Kryesojnë porositë për veshje e këpucë, pasuar nga ato për ushqime në restorante e fast-food për të vazhduar me produketet kozmetike.

Sipas të dhënave të INSTAT, 42.4% e popullsisë që përdor internetin në jetën e përditshme ka bërë të paktën një blerje nga këto kategori.

Ndërkohë, sipas Eurostat, në vendet e Bashkimit Europian, mesatarisht 77% e popullsisë që përdor internetin ka porositur të paktën një herë nga shtëpia.

Në Shqipëri, 92% e përdoruesve të internetit kanë porositur veshje dhe aksesorë të ndryshëm, kryesisht nga biznese të vogla që i importojnë këto mallra.

Sipas INSTAT, një nga vendet që eksporton më së shumti veshje drejt Shqipërisë është Kina, që gjatë vitit të kaluar solli 1,643 ton mallra. Krahasuar me vitin 2020, importet janë zgjeruar me 310 ton.

Nga të dhënat e INSTAT rezulton se grupi me blerjet më të pakta online është ai i pajisjeve elektronike shtëpiake, ku vetëm 19.7% e qytetarëve që kishin akses në internet vitin e kaluar kryen një blerje në këtë kategori.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat