TVSH, taksa që mbush buxhetin, arkëtimi në rritje - Në 2025 pritet të mblidhen 236 miliardë lek, 10% më shumë se 2024
TVSH, taksa e cila realizon gati gjysmën e të ardhurave fiskale pritet që në 2025 të arkëtojë 10 për qind më shumë para. Planifikimi buxhetor është i bazuar në parashikimin se ‘të ardhurat nga T.V.SH-ja do të jenë rreth 236 miliardë lekë ose 22 miliadrë më shumë se në vitin 2024. Sipas atij planifikimi pritet që burimet e rritjes së TVSH-së të jenë rritja e importeve, mirëadministrimi që bazohet në faturimin elektronik si edhe
rritja e të ardhurave në mënyrë të veçantë nga turizmi dhe ndërtimi.
Duke qenë një taksë fundore rritja e TVSH bazohet edhe në efektet që japin taksat e tjera. Kjo pritet të ndodhë edhe në 2025. Sipas relacionit të buxhetit ‘Për vitin 2025 janë parashikuar të ardhura shtesë nga zbatimi i kalendarit të rritjes së akcizës në shumën prej 852 milionë lek si dhe 20% TVSH mbi këtë shumë të rritur akcize’.
Po a ka rreziqe për këtë plan të ardhurash? Nga janari në tetor të 2024, të ardhurat doganore janë ndikuar negativisht nga ulja e kursit të këmbimit të euros dhe dollarit me rreth 12 miliardë lekë më pak. Por ky deficit u mbulua nga rritja e totalit të importeve, madje TVSH e mbledhur në dogana për të njëtën periudhë ishte 7.6 miliardë lek ose 8% më shumë.
Ndikimin më të madh në rritje e dhanë importi i automjete të përdorura dhe të reja, karburantet, cigaret dhe fruta perimet. Ndërsa deficitin e shënuan energjia elektrike, kompjuterat, celularët dhe paisjet e tjera teknologjike.
Në totalin e të ardhurave të planifikuara nga tatimet e doganat prej 499 miliardë lekë, 236 mblidhen nga TVSH kurse pjesa tjetër vjen nga akcizat, tatim fitimi, tatimi mbi të ardhurat dhe taksat e tjera nacionale e doganore.
Sondazh

Groenlanda kërkon pavarësinë - Kryeministri planifikon shkëputjen nga Danimarka përmes një referendumi
Kryeministri i Groenlandës ka bërë thirrje për pavarësinë e vendit nga Danimarka, pas komenteve të presidentit të SHBA-së Donald Trump mbi blerjen e......

Rritja ekonomike 2025-2027, si ndikon sektori prodhues? - Parashikimi për zgjerimin e ekonomisë bazohet tek konsumi
Vend prodhues apo thjeshtë konsumator? Përgjigjen për të ardhmen e gjejmë tek planet e qeverisë për rritjen e ekonomisë në tre vitet e ardhshme. Sipas......

Mbi 90,000 mjete të regjistruara për herë të parë/ Volswagen, Benz dhe Audi market e prefereruara të shqiptarëve
Bazuar në të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për periudhën janar–nëntor 2024, rezulton se janë......

Zyrtare, SHBA do të sanksionojë kompaninë serbe të naftës Presidenti serb Vuçiç: Ma konfirmoi një zyrtar amerikan
Presidenti serb, Aleksandar Vuçic, ka konfirmuar se nënsekretari amerikan i Shtetit për Rritje Ekonomike, Energji dhe Ambient, Jose Fernandez, e ka lajmëruar......

Moldavia, “në krizë sigurie” - Sipas kryeministrit, ndërprerja e gazit mund të forcojë ndikimin rus në rajon
Moldavia po përballet me një krizë sigurie pas ndërprerjes së furnizimeve me gaz në rajonet pro-ruse, duke çuar në ndërprerje të energjisë dhe fabrikeve të......

Malit i Zi diskuton mënyrat për të frenuar armët e paligjshme pas vrasjeve masive që lanë 12 të vdekur!
Një takim i nivelit të lartë në Mal të Zi ka filluar të kërkojë mënyra për të frenuar armët e paligjshme pasi një person i armatosur qëlloi dhe vrau 12......

Video e fundjavës, Rama ndan pamjet e Unazës së Madhe - Kryeministri: Kjo është arteria kryesore për kryeqytetin
Hapja për qarkullimin e Unazës së Madhe të Tiranës së fundmi ka qenë temë e ditës. Kryeministri i vendit, Edi Rama këtë të shtunë ka ndarë pamjet e......

4 tarifa për aksin Thumanë - Kashar - Pagesa nga 1.8 – 8.8 euro, përllogaritja sipas kategorisë së automjetit
4 janari shënon nisjen e aplikimit të tarifës për kalimin në aksin rrugor Thumanë – Kashar. Njoftimi nga kompania koncesionare u bë në mesin e muajit......