TVSH-ja për fermerët mbetet “pezull” - Debate në Komisionin e Ekonomisë mbi propozimin e Braçes
Propozimi i deputetit Erion Braçe për shfuqizimin e skemës së vitit 2018 të TVSH-së për fermerët e cila është 0% në blerje dhe 20% në shitje, ka ngjallur debate në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave. Kjo për shkak se Ministria e Financave, ende nuk ka një përgjigje konkrete për propozimin e bërë.
Florian Semani, Zv.Ministër i Financave:
“Ne do studiojmë në mënyrë të përshpejtuar skemën dhe do të kemi një përgjigje konkrete”.
Enkeleda Kuçi, Drejtore e Politikave Tatimore:
“E vlerësojmë shumë iniciativën, siç kemi thënë edhe më herët, patjetër që jemi të angazhuar për të shikuar në tërësi tatimin e vlerës së shtuar për sektorin e bujqësisë. Ligji që kemi në fuqi është në përputhje të pjesshme me BE, një pjesë e mirë e dispozitave janë të harmonizuara plotësisht. Pikërisht për shkak të rëndësisë që ka ky sektor ne kemi kërkuar asistencën e BE-së, për qëllime të trajtimit sa më të mirë për një skemë të përshtatshme për sektorin e bujqësisë. Kërkesë që është pranuar nga TAIEX, në prill vjen misioni që të jemi në përputhje me BE-në”.
Por deputeti Erion Braçe e ka konsideruar tallje mungesën e një qëndrimi, duke u shprehur se TVSH në bujqësi cënon 45% të qytetarëve.
“Qeveria duhet të kuptojë se institucioni që cakton taksat është Kuvendi i republikës dhe jo qeveria. Qeveria duhet ta kuptojë shumë mirë këtë. E dyta është pavarësia e Kuvendit për të vendosur në interes të atyre njerëzve që votojnë për deputetët e Kuvendit. Pavarësia e Kuvendit nuk mund të cenohet nga asnjë ministër, dhe aq më tepër të rrëzohet brutalisht me vota kundër. Flasim për një çështje që cenon 45% të qytetarëve që impakton një sektor prodhues, që është sektori prodhues më i madh në vend. Për 500 mijë euro u shkatërrua skema e TVSH”.
Disa vite pas implementimit të kësaj skeme, ende nuk është bërë një analizë për dëmet që ka shkaktuar tek fermerët dhe në humbjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare.
Sondazh

Rreth 464 mln euro pagesa me sistemin AIPS - BSH: Dy muajt e parë të vitit shënuan rekord transaksionesh në krahasim me 2024
Sistemi AIPS-EURO po përdoret gjithnjë e më tepër për të realizuar pagesa shumë të mëdha në euro. Dy muajt e parë të këtij viti kanë shënuar një rritje të......

Vetëm 7 vende përmbushën standardet e cilësisë së ajrit të OBSH-së në vitin 2024!
Vetëm shtatë vende përmbushën standardet e cilësisë së ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) vitin e kaluar, treguan të dhënat të martën, pasi......

Skemë e re sigurimi në bujqësi, nisin përgatitjet - Si do të aplikohet modeli turk TARSİM në Shqipëri?
Këtë vit do të përcaktohet në detaje skema që do të ndiqet për sigurimin e detyrueshëm në bujqësi. Aktualisht, fermerët shqiptarë janë tërësisht të......

Kredi me 0 % interes për banesë – MEKI: Hapen aplikimet për 530 punonjës të administratës publike!
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi sot hapjen e aplikimeve për kredi me 0% interes për blerjen e një banese për 530 punonjës të......

Industria ushtarake, edhe një hap drejt ringritjes - Kompania shtetërore “KAYO” sh.a merr në pronësi uzinën e përpunimit të bakrit
Industria e prodhimit të armëve në Shqipëri ka hedhur së fundmi edhe një hap tjetër drejt ringritjes së saj. Ish-uzina e përpunimit të bakrit në Rubik, ka......

Sa u “goditën” kursimet tona nga kursi i këmbimit? - BSH: Depozitat në valutë mbeten në nivele të larta. Kredia, më e prekura
Si rrjedhojë e të ardhurave nga turizmi, dërgesave të emigrantëve dhe investimeve të huaja direkte, flukset e euros vijojnë të vërshojnë në nivele të......

Pasojat e tarifave të Trump: Aksionet amerikane humbasin 4 trilion dollarë në vlerë!
Tarifat e Presidentit Donald Trump kanë trembur investitorët, me frikën e një rënieje ekonomike duke nxitur një shitje të tregut të aksioneve që ka fshirë 4......

Palestra në Shqipëri, më e shtrenjtë se në Paris! Numbeo: Tirana renditet në vendin e 43-të dhe e para mes vendeve të rajonit
Një raport i fundit, publikuar nga Numbeo, tregon çmimet mujore të palestrave në disa qytete kryesore të Europës. Sipas këtyre statistikave, Tirana renditet......