Shqipëria Postuar më 7 Maj 2026, 13:04

Turizmi rriti pagat me 21 % gjatë 2025-ës - Cilat ishin efektet e planit? U konstatuan 873 shkelje të legjislacionit tatimor

Nga Elisabeta Dosku

Turizmi rriti pagat me 21 % gjatë 2025-ës - Cilat ishin efektet e

Buxheti i shtetit ka përfituar rritje të të ardhurave nga plani sektorial antiinformalitet në fushën e turizmit i ndërmarrë gjatë 2025-ës, i cili po vijon edhe përgjatë këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet nga krahasimi i të dhënave nga fiskalizimi, vihet re se për periudhën Gusht 2025 krahasuar me Gusht 2024 është regjistruar një rritje të shitjeve prej 20% dhe një rritje prej 18% për periudhën Qershor-Gusht 2025 krahasuar me Qershor - Gusht 2024.

Nga krahasimi i të dhënave nga deklaratat e TVSH-së, vihet re se për periudhën Gusht 2025 krahasuar me Gusht 2024,  ka pasur një rritje të qarkullimit prej 21% dhe një rritje prej 34% të shumës së paguar, ndërsa për periudhën Qershor - Gusht 2025 krahasuar me Qershor - Gusht 2024, është regjistruar një rritje të qarkullimit prej 16% dhe një rritje prej 33% të shumës së paguar.

Nga krahasimi i të dhënave të listëpagesës për periudhën Gusht 2024 – Gusht 2025 vihet re një rritje e numrit të punonjësve me 6% dhe një rritje e pagës bruto për kontribute me 21%.

Ndërsa janë regjistruar për përgjegjësinë e TVSH-se rreth 246 tatimpagues gjatë periudhës Maj – Shtator 2025.

Shkeljet e evidentuara gjatë planit të turizmit, renditur sipas numrit më të lartë të llojit të shkeljeve rezultojnë moslëshim fature; Mall pa faturë tatimor;  Punonjës i padeklaruar; Sekuestrim njësi kompjuterike etj.

Drejtoria e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, gjatë sezonit turistik për periudhën Qershor- Shtator 2025 ka kryer 680 verifikime ku janë evidentuar 873 shkelje të legjislacionit tatimor në vlerën prej 69.3 milionë lekësh, nga ku:  Janë sekuestruar gjithsej 84 njësi kompjuterike në 64 subjekte; Janë bllokuar 8 subjekte për moslëshim fature hera e dytë. Shkeljet më të mëdha janë në rajonin qendror.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat