Shqipëria Postuar më 26 Korrik 2025, 13:05

Turizmi, rritet flota e mjeteve lundruese - Shifrat e INSTAT, qershori arrin rekordin e vlerës së importeve

Nga Diamila Leka

Turizmi, rritet flota e mjeteve lundruese - Shifrat e INSTAT, qershori arrin

Rritja e fluksit të turistëve në Shqipëri ka sjellë edhe rritjen e investimeve në mjete lundruese nga subjektet turistike dhe individët. Referuar të dhënave më të fundit nga INSTAT, muaji qershor i këtij viti ka regjistruar rekordin e importit të këtyre mjeteve lundruese.

Kështu, vetëm në muajin e gjashtë të vitit vlera e kapitullit “Anije, varka dhe struktura lundruese” të blera jashtë vendit arriti në 417,1 milionë lekë. Ndërkohë, në gjysmën e parë të vitit vlera e mjeteve lundruese të importuara ka arritur në mbi 1 miliard lekë.

I njëjti trend është reflektuar dhe në importin e këtyre mjeteve në peshë. Duke marrë parasysh shifrën bëhet fjalë kryesisht për varka lundruese të thjeshta, apo anije peshkimi.

Sipas ligjit në fuqi, furnizohen me karburant (gazoil) për peshkim, pa paguar taksën e qarkullimit, taksën e karbonit dhe akcizën, por duke paguar TVSH-në, vetëm subjektet e peshkimit (personat juridikë dhe fizikë) me destinacion përdorimi anijet e peshkimit, të cilat kanë marrë statusin e pritësit të regjistruar dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara në legjislacionin për akcizat.

Shifrat e mësipërme janë në linjë me rritjen e turizmit në vendin tonë, ku në gjysmën e parë të vitit në Shqipëri hynë 8,597 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, ose 6,3% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat