Turizmi rrit ndjeshëm konsumin në vend - Buxheti arkëton 73 milionë euro më shumë nga TVSH
Turizmi ka nisur mbarë edhe këtë vit ndonëse jemi në fillim të sezonit, duke dhënë sinjale të qarta në rritjen e konsumit në vend.
Qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kanë shfaqur tendencën për të shpenzuar më shumë për produkte dhe shërbime përgjatë periudhës janar-maj 2025.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se të ardhurat nga Tatimi mbi vlerën e Shtuar, janë zëri që me performancën me pozitive ndër të ardhurat tatimore në 5 mujorin e parë të vitit.
Konkretisht të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në shumën 30.5 miliardë lekë, 7.3 miliardë lekë ose 31.5% më shumë se periudha Janar – Maj 2024.
Po ashtu janë arkëtuar 3.1 miliardë lekë ose 11.5% më shumë se plani i periudhës. Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar – Maj 2025 janë në shumën 6.8 miliardë lekë.
Ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë perfomancë është rritja graduale e numrit të turistëve në vendin tonë, të cilët përpos interesit për zonat bregdetare, kanë pasur interes të shtuar për zonat historike dhe malore. Duke qenë s linjat ajrore loë cost ofrojnë çmime të lira biletash, agjenci të ndryshme organizojnë udhëtime me autobus dhe gudia për turistët si dhe kushtet atmosferike kanë qenë favorizuese, turizmi ka vijuar të prodhojë konsum të lartë.
Po ashtu një zë tjetër që ka ndikuar në këtë performancë pozitive të të ardhurave ka qenë dhe reforma e pagave në administratë, ku nga 1 Korriku 2024, pagat u rritën sërish për një sërë kategorish që paguhen nga buxheti i shtetit, duke u dhënë kështu shumë mundësi qytetarëve për të shpenzuar. Kjo reformë ka vënë në lëvizje edhe sektorin privat duke nxitur në mënyrë indirekte lëvizje në paga, çka ka sjellë dhe konsum të shtuar.
Nga ana tjetër, një përqindje inflacioni më e stabilizuar pëegjatë këtij viti është relfektuar në më shumë konsum.

Zbulohet qyteti më i mirë për të jetuar në botë - Cili vend ka “rrëzuar” Vienën nga kreu i renditjes?
Pas një periudhe trevjeçare në krye të listës globale vjetore nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike (EIU), kryeqyteti austriak i Vienës është mposhtur nga......

41 milionë euro për inovacionin dhe mjedisin - “Interreg IPA South Adriatic” financon 43 projekte të reja. Shqipëria, 54 përfitues
43 projekte të reja për inovacionin, mjedisin dhe përfshirjen sociale do të mbështeten me një financim prej 41 milionë euro nga programi Interreg IPA South......

SHBA miraton projektligjin për “stablecoins” - Senati “hap rrugën” për zgjerimin e industrisë
Senati Amerikan miratoi një projektligj që do të krijojë një kornizë rregullatore për kriptovalutat e lidhura me dollarin amerikan, të njohura si......

“Dyfishim hapësirave publike në plazhe” - Kumbaro, nga Durrësi: Bashkëpunim me Policinë për çdo kundravajtje
Ndryshimi thelbësor i rregullores së plazheve, dyfishon hapësirat publike, por edhe shtohen përgjegjësitë e institucioneve për mbarëvajtjen e sezonit.......

Shqiptarët, me “zemër të dobët”/ Vlerësohet si shkaku kryesor i vdekshmërisë në vend për vitin 2024
Sipas të dhënave demografike të publikuara nga INSTAT për numrin e vdekjeve në vitin 2024, rezulton të kemi një rritje. Gjatë këtij viti është shënuar një......

Edhe mikrofinanca shqiptare në SEPA? - Isaj: Vijon puna për procesin e aplikimit. Tavane për tarifat që do të zbatohen
Pas pranimit të bankave në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), prej pak muajsh ka nisur puna edhe për fazën e dytë, atë të aplikimit dhe përfshirjes së......

Karburantet vendosin “aleanca” të reja/ Rikompozohet lista e partnerëve të importit. Algjeria futet në “Top 10”
Tregtia e jashtme e Shqipërisë për periudhën Janar-Maj 2025 ka shënuar zhvillime interesante, me një rritje të lehtë të eksporteve dhe një rënie të......

Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale/ Të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë
Që pas viteve të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë......