Turizmi rrit fuqishëm konsumin e karburantit/ Zhdoganohen 345 mijë ton në gjysmën e parë të vitit
Sezoni turistik dhe shfrytëzimi i fundjavave apo pushimeve të hershme verore nga ana e qytetarëve shqiptarë kanë rritur ndjeshëm konsumin e karburanteve në vend. Nafta dhe benzina kanë shënuar rritjen më të lartë ndër mallrat e tjera të akcizës të importuara në 6 muajt e parë të vitit.
Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, deri në muajin Qershor janë zhdoganuar dhe kanë shkuar për konsum nga afro 345 mijë ton karburant. Krahasuar me janar-qershor 2024, importet e këtij produkti janë rritur me 44 mijë ton.
Nëse do të analizojmë importin e këtij produkti në raport në këtë periudhë në raport me vitet e kaluara, shifra arrin nivel rekord.
Rritja e konsumit të karburanteve, si një nga produktet kryesore që ndikon në zinxhirin ekonomik të mallrave dhe shërbimeve, sinjalizon rritje të kërkesës së brendshme dhe rritje ekonomike.
Një nga arsyet është edhe rënia e çmimit të naftës në treg, e cila aktualisht tregtohet mesatarisht me një çmim 175 lekë për litër, çka i bën qytetarët të lëvizin më shumë përgjatë fundjavave dhe të shfrytëzojnë pushimet afatshkurtra. Po ashtu shtrirja e sezonit turistik përgjatë gjithë vitit, ku nuk kemi vetëm turistë të interesuar për zonat bregdetare, por edhe për të vizituar qytete turistike të vendit, dhe pjesë e mirë vijnë me automjete personale apo marrin makina me qira, ka bërë që të rritet ndjeshëm konsumi.
Nga ana tjetër, rritje ka pasur dhe importi i birrës, ku duket se strukturat akomoduese po blejnë më shumë. Në 6-mujorin e parë 2025 janë importuar 26.2 mijë ton birrë, nga 17.5 mijë ton të importuara në janar-qershor 2024.
Por përpos rolit që luan turizmi në importin e këtij produkti, blerja e sasive të konsiderueshme nga jashtë është favorizuar edhe nga unifikimi i akcizës për prodhimin vendas, ka sjellë disavantazh për fabrikat që operojnë në Shqipëri të cilat po përballen me kosto të larta dhe vështirësi të shumta, por nga ana tjetër ka krijuar më shumë terren për importuesit.
Importi i kafesë po ashtu ka ardhur në rritje, ku në 5-mujorin e parë të vitit janë importuar 4760 ton, me një rritje prej 468 ton në raport me një vit më parë.
Ndër mallrat e akcizës rënie ka pësuar vetëm importi i cigares, ka pasur një rënie me 143 ton, ku në 6 muaj janë importuar 1308 ton nga 1451 ton në janar-qershor 2024.
Të ardhurat nga akciza, në gjysmën e parë të vitit, janë realizuar në shumën 321 milionë euro, 11.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe realizim në shumën 15 milionë euro më shumë se plani.
IMPORTI I KARBURANTEVE
6-MUJORI 2024 301.1 MIJË TON
6-MUJORI 2025 345.2 MIJË TON
IMPORTI I BIRRËS
6-MUJORI 2024 23.2 MIIJË TON
6-MUJORI 2025 26.2 MIJË TON
IMPORTI I KAFESË
6-MUJORI 2024 4292 TON
6-MUJORI 2025 4760 TON
IMPORTI I CIGAREVE
6-MUJORI 2024 1451 TON
6-MUJORI 2025 1308 TON

Shqipëria, më shumë borxh të brendshëm se në 2024/ MF: Në 6 muaj, u emetuan 232.6 miliardë lekë në tituj qeveritarë
Ministria e Financave ka emetuar 30.5 miliardë lekë tituj qeveritarë gjatë muajit qershor. Shumica e emetimeve rezultojnë në instrumente afatgjata.......

BE financon energjinë e gjelbër në Shqipëri/ Synohet modernizimi i HEC-it të Fierzës dhe digjitalizimi i nënstacioneve
Bordi Operacional i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor ka miratuar një paketë investimesh prej 87.7 milionë euro, të financuar nga Bashkimi......

Nxehtësia e lartë trefishoi vdekjet në Evropë/ Ndryshimi i klimës “mori” jetën e 1,500 personave në 12 qytete evropiane
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu e intensifikuan valën e fundit të të nxehtit në Evropë dhe rritën numrin e vdekjeve nga nxehtësia me rreth......

Vendet e vafëra kërcënohen nga uria/ Për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve si pasojë e krizës klimatike
Rritjet e çmimeve të ushqimeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të çojnë në më shumë kequshqyerje, trazira politike dhe sociale, pasi më të......

Bankat ulin komisionet për transfertat me AIPS EURO/ BSH, ndryshime në rregullore. Niveli i tarifave minimale, 4 euro
Pas uljes së komisioneve për transfertat në lekë, Banka e Shqipërisë ka vendosur që të ulë edhe komisionet për transfertat në euro brenda vendit që......

Trump njofton marrëveshjen me Japoninë/ Tarifa tregtare për mallrat japoneze në 15%
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një kornizë të re tregtare me Japoninë që do të vendosë një tarifë prej 15% për importet japoneze, duke lehtësuar......

“Tarifat, jo përgjigja për çekuilibrat globalë”/ Paralajmërimi i FMN: Mund të përkeqësonin ndjenjën globale të rrezikut
Bilancet globale të llogarive rrjedhëse u zgjeruan ndjeshëm në vitin 2024, duke përmbysur një ngushtim që po ndodhte që nga kriza financiare globale e viteve......

Grekët po “shkurtojnë” gjithçka/ Rënie rekord e shpenzimeve ditore
Konsumatorët grekë kanë ulur ndjeshëm shpenzimet e tyre të përditshme. Në qershor, shpenzimet mesatare për përdorues ranë ndjeshëm në të gjitha kategoritë......