Turizmi qarkulloi 929 milionë euro - Akomodimi dhe ushqimi, rritje të lartë në 7-mujor
Sektorët e ekonomisë të lidhur me turizmin kanë perfomuar pozitivisht gjatë këtij viti.
Të dhënat e 7-mujorit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë flasin për rritje të qarkullimit më sektorë si akomodimi, bar-restorantet apo shërbime të tjera në funksion të turizmit.
Në total bizneset e lidhura me sektorin e turizmit deri në muajin Korrik, kanë qarkulluar afro 929.2 milionë euro, apo 109.9 milionë euro më shumë se janar-korrik 2024.
Konkretisht përgjatë periudhë janar-korrik, xhiroja e deklaruar nga sektori i restoranteve dhe shërbimeve ushqimore, regjistrohet në 456.7 milionë euro. Në raport me një vit më parë rezulton një kapërcim prej 50.3 milionë euro.
Nga ana tjetër hotelet dhe strukturat akomoduese siç janë bujtinat apo qiratë ditore kanë raportuar një xhiro 331.5 milionë euro, duke regjistruar një rritje prej 43.1 milionë euro në raport me 7 mujorin e 2024-ës.
Bizneset e tjera turistike kanë qarkulluar 136.5 milionë euro në janar-korrik 2025, me rritje prej 16.5 milionë euro në raport me vitin e kaluar.
Ky vit është shoqëruar me një rritje të ndjeshme të konsumit nga ana e qytetarëve shqiptarë por edhe turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë. Tregues për këtë janë edhe të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar nga administrata tatimore, çka tregon qarkullimin e produkteve dhe shërbimeve brenda vendit përmes faturave fiskale dhe 20% e paguar nga konsumatorët.
Përgjatë periudhës Janar-Korrik, tatimet kanë mbledhur nga TVSH e brendshme afro 39.2 miliardë lekë, apo 392 milionë euro.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku u arkëtuan 327 milionë euro nga ky zë, ka një rritje prej 65 milionë euro, e cila për ekonominë shqiptare, nuk është e vogël.
Numri i hyrjeve gjithsej i shtetasve shqiptarë dhe të huaj për 7-mujorin e parë të vitit regjistrohet në 11.2 milionë.

Nis viti i ri shkollor për 345 mijë nxënës - Ministrja Manastirliu: 26.500 ulen për herë të parë në banka
Në të gjithë shkollat e vendit nis viti i ri akademik 2025-2026 për 345 mijë nxënës të arsimit bazë e të mesëm. Ndërsa, 26.500 prej tyre ulen për herë të......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje të lehtë në raport me javën që lamë pas duke u blerë mëngjesin e sotëm me 82 lekë dhe duke u shitur me 83.5 lekë......

Tesla, paketë kompensimi për Elon Musk - 1 trilion dollarë shpërblim, nëse arrin objektivat ambiciozë të kompanisë
Bordi i Tesla-s propozoi një paketë kompensimi për CEO-n Elon Musk, me vlerë deri në 1 trilion dollarë, duke theksuar ndikimin e jashtëzakonshëm që ai ka mbi......

Greqia ngadalëson “hapin” - Tkurret rritja ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2025
Ekonomia greke u rrit me një normë prej 1.7% në tremujorin e dytë, në bazë vjetore, krahasuar me një rritje prej 2.2% në tremujorin e parë të vitit, sipas të......

Energjia diellore “dominon” planetin - Instalimet fotovoltaike globale u rritën me 64% në gjysmën e parë të 2025
Kapaciteti global i instaluar i energjisë diellore u rrit me 380 GW gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, një rritje prej 64% krahasuar me të njëjtën periudhë......

Tesla, shpërblim 1 trilion USD për Musk - Paketa pritet të miratohet nga aksionarët e kompanisë në nëntor
Tesla ka përgatitur një paketë shpërblimi prej 1 trilion dollarë për shefin ekzekutiv, Elon Musk, e cila pritet të miratohet nga aksionerët në muajin nëntor.......

Gjirokastra, destinacion i preferuar në çdo stinë - Rama: 500 mijë vizitorë deri në muajin korrik
Gjirokastra po tërheq edhe në këto ditë të para të vjeshtës numër të lartë turistësh të huaj, por edhe vizitorë vendas. Pjesë e trashëgimisë botërore të......

A do të kërkojë Franca ndihmë nga FMN? - Financat publike po dobësohen dhe popullsia po plaket
Politikëbërësit francezë kanë diskutuar nëse vendi do të detyrohet të kalojë kufirin e borxhit që ka ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, nëse parlamenti......