Shqipëria Postuar më 3 Maj 2025, 10:38

“Turizmi në jug do të vijojë të rritet” - Rama: Brenda vitit 2030 do të ketë fluturime nga aeroporti Gjirokastrës

Nga Diamila Leka

“Turizmi në jug do të vijojë të rritet” - Rama:

Turi elektoral për kryesocialistin Edi Rama, vijon në Gjirokastër. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se zhvillimi i turizmit në këtë qytet por edhe në të gjithë jugun e Shqipërisë, pritet që të rritet edhe me hapjen e aeroportit sezonal që është projektuar të ndërtohet në Gjirokastër.

“Kur ne themi që Gjirokastra, kur ne morëm, detyrën kishte 6 mijë turistë në vit, ndërkohë vjet kishte 600 mijë, këtë berberhanet e përqeshin. Ndërkohë që gjirokastritët e dinë, e jetojnë përditë, e shohin përditë faktin që ky qytet që i ishte vënë shqelmi në fyt dhe ngjante sikur po jepte shpirt, sot merr frymë, rritet, zhvillohet dhe shkëlqen hap pas hapi”

Ai shprehet i bindur se brenda vitit 2030 do ketë fluturime nga aeroporti i Gjirokastrës.

“Aeroporti i Gjirokastrës, që sot është një areroport funksional për aktivitete sportive, ka rezultuar që të ketë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut. Ne u nisëm me projektin e Sarandës, bëmë dhe garë, nuk rezultoi e sukseshme, kemi marrë konsulencë ndërkombëtare, kanë parë të gjitha parametrat e korridoreve të ajrit dhe duke pasur këtë lidhjen e shkurtër dhe të shpejtë mes Gjirokastrës dhe bregdetit, rezulton që pika më ideale për të ndërtuar aeroportin është Gjirokastra. Dhe projekti, koncepti, është gati. Nuk është aeroport i madh si Vlora, është sezonal. Kemi besim që në Shqipërinë 2030 do ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës”

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat