Turizmi mjekësor: “Fytyrë të re? Shko në Shqipëri!” - Lala: Shërbimet estetike janë shumë here më lirë se në botë
Ky është vetëm një nga shumë shtetas italianë – dhe jo vetëm – që kanë ardhur në Shqipëri për turizëm mjekësor.
Ndonëse sipas INSTAT, gjatë periudhës janar-prill të këtij viti, thuhet se më pak turistë kanë hyrë për arsye shëndetësore, situata në klinikat private paraqitet ndryshe.
“Ka shumë kërkesë nga të huajt nga e gjithë bota, po ashtu edhe nga shqipatrë që jetojnë në vende të huaja për sa I përket shërbimeve dentare. Të gjithë pacinetët e interesuar kanë qenë të rekomanduar nga pacientë që kanë qënë brenda klinikës,” shprehet Stomatologia Fatjona Lala.
Arsyeja kryesore është se çmimet janë shumë herë më të ulëta sesa në vendet prej nga vijnë këta pacientë.
Sipas të dhënave nga “Medical Tourism Corporation”, Shqipëria renditet ndër vendet më të lira në botë për shërbime dentare, me diferenca të mëdha në çmime në krahasim me Europën Perëndimore.
“Në SHBA kushton 3 mijë dollarë një implant dentare ndërkohë që në Shqipëri mund të kushtojë 400 deri në 500 euro.”
Sipas të dhënave të INSTAT, përgjatë periudhës janar-prill të këtij viti, në vend kanë hyrë 281 mijë italianë.
Ata përbëjnë grupin më të madh të turistëve dhe janë më të ekspozuar në rrjetet sociale për vizitat e tyre në klinikat estetike shqiptare.
“Shqipëria është shtëpia e shumë klinikave që respektojnë rregullat ndërkombëtar që shoqërohen me çmime konkurruese, shërbim cilësor pushime më tepër”, tregon në të tjera stomatologia Lala.
Në zhvillimin në rritje të këtij fenomeni ndikon edhe importi i pajisjeve mjekësore. Sipas faqes ‘Statista’, të ardhurat e parashikuara në tregun e pajisjeve të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Plastike në Shqipëri pritet të arrijnë në 7.15 milionë dollarë amerikanë në vitin 2025.

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT
Çmimet ndryshojnë ndjeshëm midis vendeve në Europë, sipas të dhënave të Eurostat. Ndërkohë, ekzistojnë dallime të konsiderueshme edhe midis vendeve fqinje si......

Nxehtësia ekstreme shton viktimat në ambientet e punës - Këto vdekje janë rritur me 43% në Evropë që nga viti 2000
Temperaturat e larta kanë shkaktuar një rritje prej 42% të vdekjeve në ambientet e punës në BE që nga viti 2000. Organizatat e punës kërkojnë masa mbrojtëse......

Gjirokastër, përfundon kalldrëmi lidhës në zonën e “7 Krojeve” - Edi Rama: Shtegu i ri krijon një tjetër pol turistik në qytetin e gurtë
Në Gjirokastër kanë përfunduar punimet e kalldrëmeve dhe rrugës lidhëse në zonën e “7 Krojeve”. Një video të mbylljes së punimeve e ka shpërndarë......

Sa peshë zënë bankat në ekonomi? - BSH: Aktivet, të barabarta me 90.44% të Prodhimit të Brendshëm Bruto
Bankat vijojnë të zënë një peshë të konsiderueshme në ekonominë e vendit. Megjithatë, në vitin që lamë pas është regjistruar një rënie e aktiveve në raport......

Albpetrol nxjerr 26 550 ton naftë - Të dhënat për janar – qershor 2025, nga 5 vendburimet e kompanisë publike
Rreth 26 550 ton naftë është prodhuar nga Albpetrol në 6 muajt e parë të vitit 2025, në të gjithë vendburimet që administrohen nga kompania publike.......

Si të mbroheni nga anulimet e Airbnb? - Qeveritë evropiane po marrin masa të ashpra ndaj qirave afatshkurtra
Qeveritë evropiane po kufizojnë ndjeshëm qiratë afatshkurtra si Airbnb, duke rritur rrezikun për udhëtarët gjatë sezonit turistik. Ekspertët rekomandojnë një......

Prodhimi industrial gjerman tejkalon pritshmëritë - Rritja u nxit nga automobilat, energjia dhe sektori farmaceutik
Prodhimi industrial në Gjermani shënoi një rritje në muajin maj, duke tejkaluar pritshmëritë e ekonomistëve. Zgjerimi u nxit nga automobilat, energjia dhe......

Lirimi i hapësirave publike, Rama rikthehet në Vlorë - Kryeministri ‘inspekton’ porositë e lëna pak ditë më parë
Kryeministri Edi Rama, në mëngjesin ë kësaj të henë ka mbërritur në qytetin e Vlorës, ka ka mbajtur një takim në bashki. Kreu i qeverisë është pritur nga......