Turizmi, me rregulla të reja - Kategorizimi i strukturave akomoduese, hap drejt formalizimit të tregut turistik

Ministria përgjegjëse për turizmin ka miratuar rregulloren e re që përcakton kushtet, kriteret, afatet dhe procedurat për kategorizimin e strukturave akomoduese, me qëllim rritjen e standardeve dhe formalizimin e mëtejshëm të sektorit turistik në vend.
Rregullorja vendos një kuadër të unifikuar dhe të detajuar për mënyrën se si strukturat akomoduese aplikojnë dhe pajisen me kategori zyrtare, duke përcaktuar qartë kriteret që lidhen me shërbimet, infrastrukturën, sigurinë, standardet e menaxhimit dhe kushtet minimale që duhet të plotësohen nga subjektet.
Një risi e rëndësishme e këtij akti është standardizimi i procedurës së kategorizimit, ku përcaktohen afate të sakta për shqyrtimin e aplikimeve, si dhe detyrimet që strukturat duhet të respektojnë pas marrjes së kategorisë. Kjo synon të rrisë transparencën dhe të shmangë praktikat informale në tregun e akomodimit.
Sipas rregullores, kategorizimi shërben jo vetëm si instrument administrativ, por edhe si garanci për konsumatorin, duke ofruar informacion të saktë mbi nivelin e shërbimit që ofrohet nga çdo strukturë akomoduese.
Procesi i kategorizimit të strukturave akomoduese parashikohet të zhvillohet në tri faza të njëpasnjëshme, duke nisur me paraqitjen e kërkesës nga subjekti, shoqëruar me dokumentacionin përkatës, vijon me verifikimin administrativ dhe teknik të kritereve, përfshirë kontrollin në terren, dhe përmbyllet me vendimmarrjen për dhënien e kategorisë përkatëse.
Autoritetet vlerësojnë se zbatimi i kësaj rregulloreje do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së ofertës turistike, forcimin e konkurrencës së ndershme dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik.
Rregullorja zbatohet për të gjitha strukturat akomoduese që ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe përbën një hap të rëndësishëm në përafrimin e standardeve kombëtare me praktikat evropiane në fushën e turizmit.
Blackbird zhvillon platformën e AI për ligjet - IVO siguron 55 milionë dollarë në raundin e parë të financimit
Startupi i inteligjencës artificiale Ivo mblodhi 55 milionë dollarë në një raund financimi, të udhëhequr nga investitori ekzistues Blackbird, me qëllim......
Syzet e Macron “Top Gun” fitojnë internetin - Shiten me një çmim prej 659 euro në faqen e firmës “Henry Jullien”
Syzet e diellit të presidentit francez, Emmanuel Macron, kanë tërhequr vëmendjen, me përdoruesit e mediave sociale që debatojnë zgjedhjen e tij të një......
Energjia e rinovueshme kalon lëndët djegëse fosile - Për herë të parë në BE gjatë vitit të kaluar
Energjia e erës dhe diellit gjeneruan më shumë energji elektrike në BE sesa lëndët djegëse fosile për herë të parë në vitin 2025, duke shënuar një "arritje......
Nafta e Venezuelës, SHBA investim 100 mld dollarë - Sekretari amerikan i Energjisë: Rritje prodhimi me 30%
Sekretari amerikan i Energjisë Chris Wright u tha drejtuesve të kompanive hidrokarbure se prodhimi i Venezuelës mund të rritet me 30% nga niveli aktual prej......
Ari kalon mbi 4,800 dollarë për ons, investitorët duan strehë të sigurtë
Ari kaloi 4,800 dollarë për ons për herë të parë të mërkurën, ndërsa tensionet gjeopolitike, përfshirë përpjekjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për......
VKM, Erlind Sulo zv.ministër i infrastrukturës dhe energjisë, lirohen prefektët e Durrësit dhe Korçës
Këshilli i Ministrave ka emëruar Erlind Sulon zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Energjisë. Po ashtu Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra dy......
‘Paketa e Maleve’, Qeveria përcakton zonat e zhvillimit në Dibër, Tepelenë e Memaliaj
Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka plotësuar serinë e vendimeve për zbatimin e Paketës së Maleve. Me vendime të posaçme janë përcaktuar zonat e......
Qeveria miraton ndërtimin e dy parqeve eolike në Korçë dhe Dibër, 55 dhe 10 megavat
Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka miratuar ndërtimin e dy parqeve fotovoltaike, një në Korçë dhe një në Dibër, të cilët së bashku kanë një kapacitet të......


