Shqipëria Postuar më 4 Mars 2025, 10:49

Turizmi malor, rrjet i ri elektrik në Bogë - BERZH hap tenderin, pjesë e projektit të BE për Infrastrukturën dhe Turizmin

Nga Ola Mitre

Turizmi malor, rrjet i ri elektrik në Bogë - BERZH hap tenderin,

Fshati Bogë në Malësinë e Madhe konsiderohet si një nga destinacionet turistike malore më tërheqës, ndërsa rritja e interesit të vizitorëve ka shtuar nevojën për ndërtimin e një rrjeti të ri elektrik.

Në këtë kuadër, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për kompaninë që do të zbatojë punimet, si pjesë e projektit për ndërtimin e rrjetit të ri të shpërndarjes për të rritur aksesin në energji elektrike në Aplet Shqiptare.

Hapja e këtij tenderi vjen 1 javë pas lidhjes së kontratës me vlerë 2.3 mln euro, që gjithashtu ka në fokus investimet në rrjetin elektrik në zonën e Alpeve. Ndërhyrjet në rrjetin elektrik në Alpet e Shqipërisë do të kryhen në kuadër të projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet asistencës teknike dhe granteve të investimeve, në masën e 40 mln euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese e dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej 60 mln euro. Ky projekt zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Investimet në sektorin elektroenergjetik në zonat me potencial turistik kanë qenë në vëmendje së fundmi, duke marrë në konsideratë ngarkesën e shtuar në rrjetin elektrik për shkak të rritjes së numrit të përdoruesve.

Teksa, më së shumti këto investime janë përqëndruar në zonat bregdetare, potencali që ofron veriu i vendit në drejtim të zhvillimit të turizmit ka nxitur nevojën për investime edhe në këto zona.

 

 

 

 

Shqipëria 4 Mars Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 94 lëkë dhe shitet me 95.2 lekë duke e nisur ditën në vlera të paqëndrueshme në raport me një ditë më parë sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...