Turizmi kulturor, 443 mln lekë të ardhura - Ministri Gonxhja: Rreth 1.2 mln vizitorë në sitet kulturore
Shifrat e turistëve që tregojnë interes për trashëgiminë tonë kulturore është gjithnjë e në rritje. Sipas ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sitet tona kulturore kanë mirëpritur plot 1,229,195 vizitorë gjatë Janar-Tetor 2024 me një rritje prej 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 61% e vizitorëve janë turistë të huaj.
Por cilat janë top 5 destinacionet e preferuara nga vizitorët?
Kalaja Gjirokastër renditet në vendin e parë me 248,890 vizitorë.
Parku Arkeologjik Butrint me përkatësisht 195,216 vizitorë;
Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë me 160,402 vizitorë;
Parku Arkeologjik Shkodër me 146,541 vizitorë
Parku Arkeologjik Apolloni me 117,325 vizitorë.
Rritja e vizitorëve në sitet kulturore përkthehet dhe në të ardhura, ku përgjatë periudhës Janar- Tetor 2024, shifra shkon në 443 mln lekë, pra rreth 40% më shumë se një vit më parë, thekson ministri Gonxhja.
Ndërkohë në buxhetin për vitin 2025, përcaktohet se prioritet do të mbetet përmirësimi i infrastrukturës në muzetë kombëtarë, parqe arkeologjike si dhe përmirësimin i gjendjes fizike të monumenteve të kulturës përmes ndërhyrjeve të vazhdueshme në të gjithë vendin;
Përmirësimi dhe zgjerimi i tregut kulturor nëpërmjet një legjislacioni në dobi të krijuesve, krijimtarisë artistike e kulturore dhe trashëgimisë kulturore, si dhe hartimi i paketës së re të skemës së mbështetjes së projekteve të Ministrisë të Kulturës.
Tashëgimia historike e kulturore e vendit ofron potencial të konsiderueshëm dhe mbetet një atraksion i preferuar turistik. Shpirti i Shqipërisë është i gjallë në këto monumente, ku historia takohet me të tashmen dhe përcillet ndër vizitorët dhe brezat e të ardhmes.
Sondazh

“Fitorja e Trump redukton rritjen ekonomike të Evropës” - Goldman Sachs parashikon tarifa të larta dhe pasiguri tregtare për eurozonën
Politikat proteksioniste të propozuara të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, duke përfshirë tarifat e larta, do të dëmtojnë pozitën ekonomike të Evropës,......

“Kina, faktor kyç i kërkesës globale për naftë” - Konsumi do të mbetet i lartë për shkak të zhvillimit të industrisë petrokimike
Kina do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm në kërkesën globale për naftë për shkak të fokusit të saj në petrokimikatet, ndërsa konsumi i karburantit......

Greqia i bashkohet korridorit të hidrogjenit të gjelbër- Nisma shtrihet nga Jugu i Evropës, në Gjermani. Synon të lehtësojë transportin
Greqia ka vendosur të marrë pjesë në një projekt që synon krijimin e një korridori vertikal të hidrogjenit të gjelbër që shtrihet nga jugu i Evropës në......

“IA mund të eleminojë 3 mln vende pune në Britani”/ Por, studimi parashikon edhe mundësi të reja punësimi, rritje ekonomike
Inteligjenca artificiale (IA) mund të eleminojë nga një deri në tre milionë vende pune në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një studimi të ri. Studiuesit nga......

Bitcoin rritet mbi 81,000 USD/ Fitorja e Trump në zgjedhje favorizon fuqizimin e kriptovalutave
Bitcoin u rrit në një nivel rekord mbi 81,000 dollarë nga pritshmëritë që kriptovalutat do të lulëzojnë në një mjedis të favorshëm rregullator pas zgjedhjes......

Amerikanët zgjedhin sërish Donald Trump - Disfatë ekzistenciale për Demokratët dhe shpresë për aleatët e SHBA
U fol kaq shumë për atmosferën, gëzimin, optimizmin dhe buzëqeshjen Hollivudiane të Kamala Harris. Por, Amerika e refuzoi marketingun. Katër vjet më parë,......

Për herë të parë në histori, tetë kompani amerikane vlerësohen në më shumë se 1 trilion dollarë!
Për herë të parë në histori, tetë kompani amerikane kanë arritur një vlerësim tregu që tejkalon 1 trilion dollarë, duke e bërë atë një moment historik të......

Udhëheqësit e BE-së miratojnë 'Marrëveshjen e re të konkurrencës' por shmangin borxhin e përbashkët!
27 udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë miratuar një "Marrëveshje të re të konkurrencës europiane" të shumëpritur për të tronditur ekonominë e ndenjur të......